Polonia e kënaqur me rezultatin e samitit të BE-së
23 Qershor 2007Reklamë
Presidenti polak Lech Kaczynski e sheh si sukses të plotë rezultatin e samitit të Bashkimit Evropian. Rezervat polake janë marrë parasysh 'në masë të madhe', tha Kaczynski pas mirëkuptimit në kuadër të traktatit të ri të Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker u shpreh pesimist. Jam i bindur se projektkushtetuta e deritanishme do të kishte qenë shumë më e mirë sesa marrëveshja bazë që u miratua tani, tha Juncker. Presidenti i ri i Francës Nicolas Sarkozy theksoi se ishte kryer puna pa lënë njeri prapa. Fatmirësisht vendi më i madh evropianolindor mbetet me ne, tha ai. Edhe kryeministri britanik Blair u shpreh pozitivisht.
