Polonia e vendosur të fusë BE-në në krizë?
20 Qershor 2007
Rreziku i dështimit të samitit të BE-së këtë javë është i madh. Polonia do të zvogëlojë peshën e e votave të Gjermanisë në BE. Partia nacionalkonservatore në qeverinë e Varshavës kerkon konkretisht, që pjesa e votave të Gjermanisë duhet të barazohet me atë të Polonisë. Normalisht popullsia polake nuk pret shumë nga politika por formula kërcënuese e Jaroslav Kazhinskit "ose rrënja katrore ose vdekja" zgjoi shumë shpejt kuriozitetin e opionionit.
"Tani degjoj vazhdimisht, që Polonia nuk duhet të jetë kaq kryeneçe. Përse të mos themi atëherë, që edhe gjermanët janë kryeneçë. Projekti i rrënjës katrore tingëllon shumë bukur. Na jep ne polakëve më shumë pushtet në Evropë. Por aspak i realizueshem. Dhe në politikë vlen ajo që është e realizueshme."
Qeveria Kazhinski është me sa duket e gatshme, që të lozë vetem me një kartë në samitin e BE-së, pra me kartën e vetos. Për të kufizuar peshen e votave gjermane në unionin e ardhshem evropian, nacionalkonservatoret polakë janë të vendosur, ta fusin Bashkimin Evropian sërish në krizë. Shumica e opinionit publik polak është e shqetesuar, sepse e merr me mend që pasojat e bllokades nuk kanë për ta kursyer as Poloninë.
"Mendoj, se ky kercenim është i gabuar. Sepse partneret tanë në BE humbasin besimin tek ne dhe na konsiderojnë të pabesë. Unë jam i mendimit se Polonia nuk ka shans ta realizojë sistemin e rrënjës katrore. Perse e gjitha kjo? Unë do të doja që çështja me veton të marrë fund, sepse pasojat për ne do të ishin fatale. Sepse kur them se të bej një oferte për kompromis dhe nqs ti nuk e pranon, atëherë unë filloj e të qëlloj, ky nuk është kompromis."
Në një anketim, në të cilin merrnin pjesë më shumë se 50% e polakëve, 36% e të pyeturve u shprehën për veton polake, n.q.se BE nuk do të pranojë kerkesen e Varshavës për çështjen e votave. Nga ana tjetër 57% votuan me një jo të qartë. Por edhe për vetë përkrahësit e një linje të rreptë ndaj presidencës gjermane të BE nuk ka aq shumë rëndësi llogaritja më e favorshme me rrënjën katrore sa bindja, që vendi i tyre nuk duhet t´i nënshtrohet presionit evropian.
"Nuk bëhet luftë për rrënjën katrore. Kjo është luftë për vendin e Polonisë në BE. Polonia është terhequr, tani e kanë rradhën gjermanët. Ata do të bëjnë diçka, sepse kanë frikë nga dështimi i samitit."