Portreti i Gentleman - Reggae gjerman made in Jamaika
24 Qershor 2013
Në moshën 18 vjeçare gjatë një vizite në Xhamajka, Tilmann Otto zbuloi dashurinë e tij për muzikën Reggae. Konkretisht: Roots-Reggae, të cilën ka luajtur edhe Bob Marley. "Unë kam takuar atje edhe njerëz, që më kanë nxitur të bëjë atë që jam duke bërë. Dhe unë nuk e vras shumë mendjen për atë se si duket të jesh ekzotik në të dyja botët. Ndërkohë janë me të vërtetë disa artistë që dëgjohen në Xhamajka, që janë pranuar atje edhe pse nuk janë nga Xhamajka. Nga ana tjetër, ka mjaft shumë artistë që bëjnë Reggae të mirë në Gjermani, edhe pse nuk kanë qenë asnjëherë në Xhamajka."
Megjithë suksesin e arritur, çmimet e shumta dhe disa herë në vendin e parë me albumet e tij në Gjermani, Tilmann Otto ka mbetur modest. Që nga viti 1999, këngëtari ka publikuar solo albume me emrin e tij artistik 'Gentleman'. Me "Dawn New Day", para pak kohësh është publikuar albumi i tij i gjashtë edhe në fakt: Përsëri i gjithë albumi dallon nga të tjerët.. "Çdo album është ndryshe dhe çdo album është gjithmonë një dokument historik. Dhe unë me të vërtetë shpresoj që të jem zhvilluar gjithashtu. Unë e kam shumë të vështirë ta përshkruaj vetveten. Mënyra e prodhimit të albumit dhe mënyra se si i kam shkruar tekstet ishte me të vërtetë e ndryshme nga albumet e mëparshme. Thjeshtë në këtë album kam futur më shumë regji timen. Dhe që nga ideja fillestare e kam ditur se si do të duket albumi në fund. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu", thotë Gentelman.
Zhvillim i aftësive të reja
Në mënyrë të veçantë për albumin e ri "Dawn New Day", Gentleman ka zhvilluar aftësi të reja: pothuajse të gjitha 16 këngët janë krijuar në pianon e dhomës së ndenjës në shtëpinë e tij, të cilën në të vërtetë e kishte blerë për studion muzikore. Kjo është për të më shumë se një lodër mizikore, sepse ndryshe ky instrument vetëm sa do t'i bëhej pengesë zënë vend. "Pianoja qëndronte në dhomën e pritjes dhe natyrisht që edhe unë luaja vetë në të. Në dallim nga kitara unë jam thelluar më shumë në të. Ideja është e imja. Po ashtu edhe akordet. Dhe kjo ka bërë që secila këngë t'i përshtatet dëshirave të mia...Ky është një album, me të cilin unë thjesht ndihem jashtëzakonisht mirë".
Dhe ky është një album në të cilin Tilmann, "Gentelmann", i lindur në Osnabryck heq dorë nga bashkëpunimi me këngëtarë të tjerë të famshëm. Por "Dawn New Day" mund të vazhdojë të evoluojë artistikisht. Nga ana tjetër brenda albumit të tij aktual Gentelmann është mjaft i larmishëm dhe hyn kështu në një tokë personale të pashkelur.
Sukses edhe në skenën ndërkombëtare
Hitet e Gentelmann janë gjithashtu mjaft të suksesshme edhe në skenën e muzikës ndërkombëtare. Dhe jo vetëm tek fqinjët tanë gjermanë, por edhe në Skandinavi, Poloni, Evropën Jugore, madje edhe në Shtetet e Bashkuara dhe disa vende afrikane. Gentleman ashtu si më parë nuk i vjen keq që nuk këndon gjermanisht - edhe pse një gjë e tillë i ishte rekomanduar në fillim nga artistë me famë. "Edhe Smudo më ka thënë: ne na pëlqen shumë kjo që bën, por provoje njëherë të këndosh edhe gjermanisht. Por unë jam jashtëzakonisht i lumtur që këndoj anglisht, përndryshe ndoshta do të luaja vetëm në Gjermani, Zvicër, Austri dhe do ta kisha të vështirë të këndoja edhe në vende të tjera. Dhe unë bëj thjesht atë që më pëlqen", thotë Gentelman.