1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portugalia merr përsipër presidencën e radhës së BE-së

1 Korrik 2007

Lisbonë: Portugalia siç pritej morri sot përsipër për gjashtë muajtë e ardhshëm presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. N ëkëtë mënyrë ka përfunduar presidenca gjermane e BE-së. Detyra më e rëndësishme e presidencës portugeze do të jetë negociatat për kushtetutën e përbashkët evropiane. Përveç kësaj Portugalia ka shpallur si prioritet edhe forcimin e partneritetit strategjik me Afrikën si dhe bashkëpunimin e BE-së me Brazilin.