1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Portugalia mundi Anglinë!

1 Korrik 2006
Bekham i dëshpëruar
Bekham i dëshpëruarFotografi: AP

Portjeri Rikardo sërish ishte heroi i fitores së Portugalisë kundër Anglisë, ngjashëm sikur në kampionatin evropian para dy vitesh. Plot një orë Anglia luajti në çerekfinale me një lojtar më pak, pas përjashtimit të Vejn Runit. Mirëpo ekipi i dobësuar i Portugalisë nuk e shfrytëzoi këtë epërsi. Në lojën portugeze në veçanti mungonte mesfushori Dekoi, cili së bashku me Koshtinjën u përjashtua në ndeshjën e mëparshme kundër Holandës. Në kohën e rregullt dhe në vazhdime, loja përfundoi pa gola. Ndërsa në penallti, Rikardo mbrojti, tri nga katër gjuajtjet e anglezëve. Panalltitë nuk shfrytëzuan madje as yjet si Lampard dhe Zherar. As portugezët shfrytëzuan dy penallti. Mirëpo duke i falënderuar Rikardos dhe precizitetit të Kristiano Ronaldos më gjuajtjen e pestë, fituan me rezultatin përfundimtar 3:1 dhe u kualifikuan ne gjysmefinalen e kampionatit boteror.