Powell: Irani ende larg posedimit të një arme bërthamore
19 Nëntor 2007Reklamë
Irani, sipas vlerësimit të ish ministrit të jashtëm amerikan Colin Powell, është akoma larg posedimit të një arme bërthamore. Në një fjalim në një konferencë ekonomike që zhvillohet në Kuwait ish gjenerali tha megjithatë, se e konsideron të pamundur, një luftë ndërmjet SHBA-ve dhe Iranit. Nuk ka mbështetje në opinionin publik amerikan për luftë, përveç kësaj ushtarakët amerikanë kanë shumë punë me Irakun dhe Afganistanin, tha Powell.