1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti i ri i Izraelit premton angazhim për paqe

16 Korrik 2007

Shimon Peres bëri betimin si presidenti i ri i Izraelit. Ceremonia u zhvillua në parlamentin izraelit, Knesset, përpara 120 deputetëve. Në fjalën e tij, 83 vjeçari ka deklaruar se do të inkurajojë procesin e paqes. Peres, laureat i çmimit Nobel për paqe, u bë pasardhës i Moshe Katcavit, i cili u tërhoq nga detyra për shkak të akuzave për përdhunim.