Presidenti izraelit Moshe Katcav dha dorëheqjen
29 Qershor 2007Reklamë
Jeruzalem: Presidenti izraelit Moshe Katcav siç pata paralajmëruar ofroi dorëheqjen e tij. Ai ka pranuar ngacmimin seksual të punonjëseve. Sipas prokurorisë së përgjithshme ai duhet t´u paguajë atyre dëmshperblim dhe të largohet nga posti. Për shkak të pranimit të fajit Katzav nuk do të denohet. Pika primare e akuzës, dhunimi, për të cilin Katzavi mund të denohej me 16 vjet burgim, ra për mungesë deshmish.