1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëAmerika e Veriut

Presidenti Joe Biden do të kandidojë për herë të dytë

25 Prill 2023

Presidenti amerikan, Joe Biden kërkon të kandidojë për herë të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. 80 vjeçari është aktualisht presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Joe Biden
Joe BidenFotografi: Patrick Semansky/AP/picture alliance

Në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, presidenti amerikan, Joe Biden do të kandidojë për herë të dytë. Këtë e bëri të ditur demokrati Biden në twitter. Njoftimi erdhi pikërisht katër vjet pas bërjes të ditur për herë të parë të kandidaturës së tij për fushatën presidenciale të vitit 2020. Biden është 80 vjeç dhe presidenti më i moshuar që kanë pasur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Nëse ai zgjidhet për herë të dytë, në fund të mandatit katër vjeçar Biden do të ishte 86 vjeç.

Joe BidenFotografi: Patrick Semansky/AP Photo/picture alliance

Zgjedhësit skeptikë

Shumë votues amerikanë e shohin me sy kritik kandidaturën e re të presidentit Biden. Sipas një sondazhi të publikuar në televizionin amerikan, NBC, 70% e të anketuarve janë të mendimit, se Biden nuk duhet të kandidojë për herë të dytë.

Kurse tek përkrahësit demokratë janë 51% kundër që Joe Biden të kandidojë sërish. Tek votuesit që janë kundër kandidaturës së tij  gati të gjithë japin si arsye moshën e presidentit Biden.

Joe BidenFotografi: Patrick Semansky/AP Photo/picture alliance

la/ag