1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Presidenti Macron dekorohet me Çmimi Vestfalian të Paqes

28 Maj 2024

Presidenti francez Macron është vlerësuar me Çmimin Westfalian të Paqes për angazhimin e tij për Evropën. Fjalimi vlerësues u mbajt nga Presidenti gjerman Steinmeier.

Internationaler Preis des Westfaelischen Friedens 2024 an Emmanuel Macron
Fotografi: Jana Rodenbusch/Pool Photo /picture alliance

Çmimi Westfalian i Paqes i këtij viti iu dha presidentit francez Emmanuel Macron

"Ishit ju që promovuat vazhdimisht idenë e autonomisë strategjike me largpamësi dhe guxim të madh," tha Presidenti i Gjermanis­ë, Frank-Walter Steinmeier në fjalimin e tij shumë miqësor lavdërues në Münster. Emmanuel Macron e kishte përmendur sovranitetin evropian shumë kohë përpara sulmit rus (në Ukrainë, shënimi i redaktorit).

Franca dhe Gjermaniab­ën­ë gjithçka me mjete politike për të shmangur luftën. "Por përpjekjet tona të përbashkëta për të arritur paqen në Evropë dështuan për shkak të Moskës”, tha Steinmeier-i, duke iu referuar gjithashtu përpjekjeve të Macron-it për të vazhduar dialogun me presidentin rus Vladimir Putin në fillim të luftës në Ukrainë.

Fotografi: Political-Moments/IMAGO

"Gjithmonë me objektivin e përbashkët në mendje"

Steinmeier-i e quajti Macron-in një evropian të pasionuar. "Gjithmon­ë ti ke para syve objektivin e përbashkët dhe lufton për të: p­ër t­ë forcuar dhe zgjeruar sovranitetin e Evropës, por edhe konkurrencën e saj”.

Presidenti federal Steinmeier (në mes) mbajti një fjalim lavdërues ve­çan­ërisht miqësor.

Steinmeieri vlerësoi shprehimisht angazhimin e Macron-it p­ër marrëdhëniet franko-gjermane. "Ti je gjithmonë të gatshëm t'i afrohesh Gjermanisë, hap diskutimin dhe përpiqesh her­ë k­ëtu, her­ë atje të na shk­ëput­ësh nga q­ëndrimi i rezervuar”, tha Steinmeier. Macroni është i bindur për ekuilibrin franko-gjerman, që duhet të rivendoset gjithmonë, që Evropa të përparojë, tha Presidenti gjerman.

Në fjalën e tij, Presidenti i Gjermanis­ë iu referua edhe mënyrës së vendosur të Macron-it dhe motos së varur në murin e zyrës së Macron-it: "Ata që besojnë se nuk është e mundur luten të mos shqetësojnë ata që përpiqen". Macroni synon t'i shkund­ë  gjërat, "ndonjëherë me fjalë mjaft drastike". "Paralajm­ërues, por asnjëherë i dëshpëruar, ti e ke bërë të qartë gjithmon­ë se fatin e kemi në duart tona”, tha Steinmeier-i.

Ceremonia e dhënies së çmimit e shtyrë

Çmimi iu dha Macron-it pak më shumë se një vit më parë. Ceremonia e dorëzimit u vonua për shkak se vizita shtetërore e planifikuar fillimisht për vitin 2023 u anulua, si pasojë e trazirave në Francë. Çmimi përkujton Paqen e Vestfalisë të vitit 1648, e cila i dha fund Luftës Tridhjetëvjeçare. Ai jepet çdo dy vjet në dy kategori nga Këshilli i Qytetit të Münster-it.

Pas ceremonisë së dorëzimit, Steinmeier-i e ftoi mysafirin e tij në drekë, e cila përmbylli vizitën shtetërore treditore në Gjermani. Macroni do të udhëtojë më pas në Brandenburg, ku do të takohet me Kancelarin Olaf Scholz në Schloss Meseberg, shtëpia e pritjes e qeverisë gjermane, për Këshillin Ministror Gjermano-Francez.

Temat kryesore që do të diskutohen atje janë mbrojtja evropiane dhe aftësia për konkurrencë e Evropës. Midis Gjermanisë dhe Francës ka dallime në qëndrim për të dyja çështjet.
 

aud (dw)