1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Meta kundër votës së Shqipërisë në OKB

22 Dhjetor 2017

Presidenti i Shqipërisë shpreh keqardhje për votën e Shqipërisë pro rezolutës së OKB-së për Jeruzalemin.

UN-Sicherheitsrat in New York | Thema Chemische Waffen in Syrien | Wassili Nebensja, Russland
Fotografi: picture-alliance/Zuma Press

Pas votës së Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pro rezolutës që kundërshton njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i nisi një letër presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ku shpreh keqardhjen e madhe për votën e Shqipërisë "kundër aleatit dhe mikut tonë më të madh, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas kësaj letre "kjo votë është marrë pa asnjë konsultim paraprak me institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe as me Kuvendin e Shqipërisë." Presidenti Meta shkruan më tej në letër, se do të kërkojë personalisht shpjegime dhe sqarime për këtë qëndrim dhe vendim të qeverisë, që sikurse shkruhet në letër bie ndesh me marrëdhëniet e partneritetit  strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe me interesat kombëtare të Shqipërisë.

Ilir MetaFotografi: Reuters/F. Goga

Para votimit presidenti Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB i kishin paralajmëruar vendet anëtare për ndërprerjen e ndihmave financiare nëse ato do të votonin pro rezolutës.

Votimi i Shqipërisë pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit si kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje, tha ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe ministri për Evropën Ditmir Bushati. Mbi këtë votë në Shqipëri ka nisur ndërkohë një debat në radhët e politikës, në media dhe rrjetet sociale.