Presidenti rus Vlladimir Putin viziton Izraelin
27 Prill 2005Vizita dyditore e presidentit rus Vladimir Putin në Izrael është një ngjarje historike në marrëdhëniet ruso-izraelite. Kjo është hera e parë prej revolucionit të tetorit që një burrështetas rus viziton Izraelin. Paraardhësit e Putinit, Michael Gorbatçov dhe Boris Jelcin patën vizituar Izraelin vetëm pas përfundimit të mandatit të tyre si president. Vizita e Putinit vë në pah një kthesë tjetër në politikën e jashtme ruse.
Pas luftës së dytë botërore Bashkimi Sovjetik fillimisht bënte pjesë tek përkrahësit më intenziv të Izraelit. Megjithatë kjo ndryshoi në kohën e "luftës së ftohtë" kur Moska filloi të mbështes masivisht në aspektin ushtarak dhe ekonomik vendet arabe. Roli si fuqi mbrojtëse e arabëve shkoi aq larg sa Bashkimi Sovjetik në vitin 1967 pas luftës gjashtë ditore ndërpreu marrëdhniet me Izraelin. Ato u rivendosën sërish tek në vitin 1991. Që atëherë raportet ruso-izraelite janë çtensionuar dukshëm. Kjo për faktin se pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik u vyshken edhe resurset ekonomike dhe ushtarake si dhe vet forcat ideologjike për një politikë pro-arabe në Lindjen e Mesme.
Në këtë mënyrë Izraeli prej vitit 1991 u kthye në një partner të rëndësishëm tregtar për Rusinë në rajon, pa përjashtuar bashkëpunimin në rrafshin e industrisë ushtarake. Komponent ekonomiko-politik në marrëdhëniet bilaterale sipas pikëpamjeve të Putinit është që brenda disa vitesh Rusia të dyfishoj prodhimet bruto në vend. Konflikti në Çeçeni dhe kërcënimi nga terrositët radikalo-islamik ofrojnë edhe më shumë shërbimet e sigurimit të këtyre dy vendeve.
Në përmirësimin e marrëdhënieve ndikim të veçantë kanë patur para së gjithash rreth një milionë emigrantët hebrenj rusishtfolës nga Bashkimi i atëhershëm Sovjetik. Kjo për faktin se emigrantët ruajtën traditat ruse dhe vazhduan të mbajnë kontakte me të afërmit dhe miqtë e tyre në vendlindje. Në këtë mënyrë edhe sot e kësaj dite shkëmbimet mes shoqërisë ruso-izraelite janë shumë aktive. Putin bile shkoi shumë larg kur para ca kohësh në një intervistë e quajti Izraelin si vend me gjuhë ruse.
Sidoqë të jetë marrëdhëniet bilaterale nuk janë krejt pa probleme. Rusia do të eksportoj raketat e mbrojtjes kundërajrore të tipit SA-18 IGLA në Siri, siç thuhet në Moskë pa rrezikuar sigurinë e Izraelit. Por izraelitët këtë e shohin pak më ndryshe. Me mospajtim shihet në Izrael edhe mbështetja ruse për ngritjen e një centrali bërthamor në Iran.
Politikanët izraelit janë të shqetësuar edhe për paraqitjet antisemitiste dhe aktet e dhunës në Rusi. Putin dhe përfaqësues tjerë qeveritar kanë dënuar ashpër tendencat e këtilla. Megjithatë autoritetet e sigurimit dhe burokracia ruse shpesh nuk tregon vullnetin që të përndjek dhe t`u shqiptoj dënimin e merituar rasteve antisemitiste.