Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërndajë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria e ka humbur shumicën parlamentare.
Reklamë
Presidenti gjermanFrank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërndajë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme në Gjermani. Pas konsultimeve me të gjitha partitë, ai vendosi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 23 shkurt 2025. "Në kohë të vështira, nevojitet një qeveri e aftë për të vepruar", tha presidenti Frank-Walter Steinmeier, pas vendimit për shpërndarjen e Bundestagut.
Krerët e partive politike: SPD, Unionit CDU/CSU dhe partitë e tjera kanë rënë dakord që të kërkohen zgjedhje të reja dhe të kërkohet një shumicë që ofron stabilitet, në këto kohëra të vështira. Partitë tani synojnë të kenë një qeveri efektive dhe një shumicë të qëndrueshme, shpjegoi Steinmeier në vendimin e tij për shpërndarjen e Bundestagut dhe shpalljen e zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme janë bërë të domosdoshme pasi që kancelari Scholz dhe qeveria e tij humbën në Bundestag votëbesimin. Më parë kancelari ka liruar nga detyra ministrin e FDP Lindnder, që rezultoi edhe me daljen e kësaj partie nga koalicioni i deritanishëm mes SPD, ekologjistëve dhe liberalëve. Në këtë mënyrë qeveria humbi edhe shumicën në Bundestag.
Rastet e jashtëzakonshme
Shpërbërja e Bundestagut dhe zgjedhjet e parakohshme në Gjermani janë shumë të rralla. Ishte kjo hera e gjashtë pas Luftës së Dytë Botërore, që një kancelar kërkoi votëbesim. Në tre raste, qeveria e ka përfunduar para kohe mandatin. Kjo i ka ndodhur kancelarit Willy Brandt (SPD) në 1972, Helmut Kohl (CDU) në 1982 dhe Gerhard Schröder (SPD) në 2005. Dhe tani kancelarit Scholz. Partitë politike kanë paraqitur ndërkohë edhe programet e tyre zgjedhore dhe kandidatët për kancelar/e: Olaf Scholz, Friedrich Merz,Robert Habeck dhe Alice Weidel. Dikush prej tyre do të jetë edhe kancelari/kancelarja e Gjermanisë pas zgjedhjeve të parakoshme.
Fotogaleria: Kush kandidon për kancelar të Gjermanisë?
Më 23 shkurt 2025, Gjermania do të zgjedhë kancelarin e saj të ardhshëm. Shiko fotogalerinë
Fotografi: Carsten Koall/dpa/picture alliance
Olaf Scholz, SPD (1958)
Kancelari aktual i gjermanisë. Ka qenë ministër i punës dhe financave në qeverinë e Angela Merkel-it. Por ai shpesh perceptohet si burokrat dhe ka mbështetje të ulët në sondazhe.
Fotografi: Carsten Koall/dpa/picture alliance
Friedrich Merz, CDU (1955)
Është kandidati më i moshuar për kancelar në 50 vitet e fundit. Ai është një konservator dhe katolik i përkushtuar. Avokat me profesion, Merz nuk ka mbajtur poste të larta në administratën publike, por ka pasur një karrierë të gjatë në sektorin privat, duke punuar ndër të tjera për kompani të mëdha si BlackRock
Fotografi: Ruffer/Caro/picture alliance
Robert Habeck, Të Gjelbrit (1969)
Me stilin e tij të thjeshtë, Habeck njihet për pragmatizmin dhe aftësinë për të komunikuar vendimet politike. Ka qenë shkrimtar dhe filozof para se të hynte në politikë.
Fotografi: appeler/dpa/picture alliance
Alice Weidel, AfD (1979)
Bashkëkryetare e partisë Alternativa për Gjermaninë, ka doktoraturë në ekonomi, ka punuar dhe studiuar në Kinë: Është e njohur për qëndrime kritike ndaj politikave të imigracionit. Eurozonës dhe NATO-s. Jeton në Zvicër, së bashku me partneren e saj nga Sri Lanka, dhe dy fëmijë të adoptuar.
Ish-ministri i financave ka studiuar shkencat politike, ka themeluar një biznes të vogël reklamash dhe është oficer rezervë në Forcat Ajrore Gjermane. Ai u bë kryetar i partisë liberale të demokratëve të lirë (FDP) në moshën 34-vjeçare dhe mbetet lider i padiskutueshëm.
Fotografi: Hannes P Albert/dpa/picture alliance
Sahra Wagenknecht, BSW (1969)
Ka qenë figurë kryesore në partinë E Majta, është shpesh e ftuar në emisionet politike dhe mjeshtre e retorikës populiste. Ajo mbron politika sociale konservatore, por dhe politika të majta ekonomiket. Është skeptike ndaj ndryshimeve klimatike dhe kritikë ndaj NATO-s. Ajo e dominon plotësisht Aleancën Sahra Wagenknecht (BSW).
Fotografi: Kay Nietfeld/dpa/picture alliance
Jan van Aken, Partia e Majtë (1961)
Jan van Aken është lindur në Gjermaninë Perëndimore, ka doktoraturë në biologji dhe ka punuar si inspektor i armëve biologjike për OKB-në nga 2004 deri në 2006. Ai ka qenë deputet i Partisë së Majtë në Bundestag nga 2009 deri në 2017. Që nga tetori 2024, është bashkëkryetar i Partisë së Majtë.