1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtina dakord për vazhdimin e konsultimeve të mëtejshme

Bekim Shehu4 Shkurt 2007

Megjithatë autoritetet e Prishtinës nuk e përjashtojnë mundësinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në parlament nëse plani për Kosovën i ndërmjetësit, Marti Ahtisari nuk gjen mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të KS-it

Prishtina
PrishtinaFotografi: picture-alliance/dpa

Autoritet e Prishtinës janë pajtuar që të vazhdojnë konsultimet me palët negociuese në zgjidhjen e statusit të Kosovës, përfshirë këtu edhe autoritetet e Beogradit. Në këtë mënyrë ata iu kanë përgjigjur pozitivisht ftesës së ndërmjetësit ndërkombëtar në bisedimet për Statusin Marti Ahtisari, që me 13 shkurt të zhvillohet një takim i nivelit të lartë me autoritet e Beogradit, në Vjenë.

Autoritet e Prishtinës, janë të bindur se procesi i zgjidhjes së statusit të Kosovës, është filluar me autoritet ndërkombëtare dhe në këtë nivel edhe do të përfundojë, mirëpo ata nuk përjashtojnë mundësinë e shpalljes së pavarësisë edhe në kuvendin e Kosovës.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ndërkaq, kundërshtojnë në cdo formë pavarësinë e Kosovës, qoftë nga KS-it, apo shpallja e saj në kuvendin e Kosovës. Udhëheqësi i subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës, "Lista serbe për Kosovën", Oliver Ivanoviq, thonë se nëse parlamenti i Kosovës e shpall në mënyrë të njëanshme pavarësinë, kjo mund të shkaktojë reagimin e serbëve në veri të Kosovës dhe në këtë rast ata që do të deklaroheshin për shkëputje nga Kosova e pavarur.

Sipas tij ky do të jetë një vendim legjitim pasi për shkëputje do të votonin përfaqësuesit e zgjedhur të serbëve nga komunat ekzistuese serbe dhe të atyre që do të krijohen nga procesi i decentralizimit i cili parashihet në planin e ndërmjetësit Ahtisari dhe që është pranuar në Prishtina zyrtare.