1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtina: Specifikim i dokumentit të treshes ndërkombëtare

Bekim Shehu31 Tetor 2007

Autoritetet e Prishtinës me vërejtje dokumentin 14 pikësh të treshes ndërmjetësuese. Dokumenti do të diskutohet në takimin e radhës ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe që do të zhvillohen më 5 nëntor.

Kryeministri Agim ÇekuFotografi: AP

Udhëheqësit politik kosovar, thonë se dokumenti 14 pikësh i propozuar nga treshja ndërmjetësuese në bisedimet Prishtinë-Beograd, akoma është i paqartë dhe si i tillë nuk mund të pranohet nga pala kosovare.

Prishtina zyrtare do ta pranonte dokumentin vetëm nëse në të specifikohet qartë se bëhet fjalë për rregullimin e marëdhënieve ndërmjet dy vendeve, në këtë rast Kosovës dhe Serbisë si dy shtete. Kështu, autoritetet e Prishtinës, kanë dhënë vërejtjet rreth
dokumentit 14 pikësh të treshës ndërmjetësuese, i cili do të jetë serish objekt kryesor i bisedave Prishtinë-Beograd, që do të zhvillohen me 5 nëntor.

Vlerësimi i kryeministrit Çeku

“Në dokumentin e treshës ndërmjetësuese propozohen marrëdhënie speciale Kosovë Serbi, ndërsa pala kosovare kërkon vetëm marrëdhenie normale Kosovë-Serbi. Dokumenti flet për Prishtinën dhe Beogradin ndërsa, në kërkojmë që të flet për Serbinë dhe Kosovën si dy shtete. Dokumenti e thote që nuk ka kthim në vitin 99, ndërsa, pala kosovare ka kërkuar që të thuhet se nuk ka ndarje të Kosovës. Dokumeti thotë se Serbia nuk do ta pengojë Kosovën në institucionet ndërkombëtare financiare. Kjo për palën kosovare nënkuptohet dhe nuk ka nevojë të futet si pikë në dokument. Dokumenti propozon bashkëpunim në politikat
fiskale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa pala kosovare thotë se këto janë çështje të brendshme të Kosovës dhe nuk ka nevojë bashkëpunimi të Serbisë".

Kryeministri Agim Çeku thotë se pala kosovare do të pranojë të diskutojë çdo ide që hidhet në tavolinën e bisedave, mirëpo, sipas tij, palën kosovare askush nuk mund të shtyjë që Kosova në të ardhmën të ketë lidhje të përbashkëta nën një kulm me Serbinë.

“Nuk ka asnjë dokument dhe asnjë vend që mund të shtyjë Kosovën që të ketë lidhje kushtetuese me Serbinë, qoftë federatë apo konferedertë. Pavarësia e Kosovës është pa alternativë dhe ky do të jetë rfezultati i procesit të zgjidhjes së statusit”, thotë
kryeministri, Agim Çeku.

Sidoqoftë, autoritetet kosovare thonë se ata janë në favor të një zgjidhje për Kosovën e cila kontribuon në stabilitetin e rajonit mirëpo, që nuk cenon sovranitetin e Kosovës. Për një zgjidhje që kontribuon në stabilitetin e rajonit janë edhe autoritet e Beogradit, mirëpo, ata kërkojnë që mos të cënohet sovraniteti i Serbisë. Udhëheqësit kosovarë pranojnë se në këtë fazë të bisedave shtesë nuk është duke u diskutuar për planin e ndërmjetësit, Marti Ahtisari, mirëpo, ata shprehen se kanë marrë garanca nga faktorët kryesorë ndërkombëtar se plani i Ahtisarit akoma është i qëndrueshëm dhe vazhdon të ketë mbështetje.