1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pritet t'i rekomandohet kongresit mosreduktimi i trupave në Irak

10 Shtator 2007
Komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali David Petraeus, dhe ambasadori amerikan atje, Ryan Crocker, rekomandojnë energjikisht të mos ndryshohet strategjia e SHBA në Irak. Ndryshime të mëdha në Irak do të vinin në rrezik përparimet në gjendjen e sigurisë, thuhet sipas mediës në raportin që do t'i paraqesin sot kongresit amerikan Petraeus dhe Crocker. Siç u bë e ditur më tej, ata rekomandojnë në raport mbajtjen e numrit aktual të trupave deri të paktën në pranverën e 2008-ës. Presidenti amerikan George W. Bush do të prezantojë në një fjalim drejtuar kombit javën e ardhshme strategjinë e tij në Irak. Ai u ka bërë ndërkohë thirrje kritikëve të vet për objektivitet dhe bashkëpunim. Pak para paraqitjes së raportit mbi gjendjen në Irak një senator drejtues demokrat ka ritheksuar refuzimin ndaj kursit qeveritar. Kryetari i komisionit për punë të jashtme në senat, Joseph Biden, i tha kanalit televiziv NBC se në në qoftë se komandanti i trupave amerikane në Irak, David Petraeus, rekomandon vërtet mosndryshimin e strategjisë, ky do të ishte një gabim fatal.