1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Problem nё rritje i Greqisё me refugjatёt

Pavlos Zafiropoulos28 Dhjetor 2015

Krahas rrezikut tё falimentimit shtetёror Greqia u pёrball sivjet edhe me krizёn e refugjatёve. Shumё mendonin se me ardhjen e dimrit vala e refugjatёve do tё bjerё, por realiteti tregon, se ky parashikim ishte i gabuar.

Tausende Flüchtlinge in Piräus angekommen
Fotografi: Reuters/M. Karagiannis

Ishte njё valё e pafund gomonesh, qё vinin nga Turqia drejt Greqisё. Po papritur nё nёntor fluksi ra. "Ne nuk e dinimin me se kishte tё bёnte kjo", thotё njё punonjёs i Ministrisё sё Brendёshme greke pёr DW. Vallё nisi Turqia papritur t'u kundёrvihet mё ashpёr kontrabandistёve? A u trembёn refugjatёt prej ashpёrsimit tё retorikёs sё disa politikanёve nё BE? Apo thjeshtё ishte moti shkak pёr kёtё? "Jo", thotё njё punonjёs i ministrisё, "mё vonё ne e gjetёm arsyen. Thjeshtё nuk kishte mё gomone, sepse ato ishin shitur tё tёra.".

Mbi 10.000 vetё nё ditё gjatё tetorit ndёrmerrnin arratinё pёrmes kalimit tё vёshtirё tё Mesdheut drejt Greqisё, njё shifёr absolute rekord. Edhe pse me afrimin e dimrit numri i refugjatёve ra disi: kriza e refugjatёve mbetet nё pёrmasa historike. "Kur moti ёshtё i keq, kontrabandistёt u bёjnё favore nё ҁmim refugjatёve", thotё Daniel Esdras, i cili drejton Organizatёn Ndёrkombёtare tё Migracionit nё Greqi. "Ky ёshtё njё biznes si ҁdo biznes tjetёr. Pёr ata, qё nё ditё normale nuk kanё para pёr tё kaluar nё anёn tjetёr tё bregut, ky ёshtё shansi i vetёm pёr tё gjetur vend nё gomone", thotё Esdras. Ndaj as qё bёhet fjalё pёr rёnien e valёs sё refugjatёve.

Pas rekordit me 10.000 vetё nё tetor, sipas kёsaj organizate deri tani nё dhjetor kanё guxuar kalimin pёrmes Mesdheut rreth 3300 vetё nё ditё. Pёr krahasim: nё korrik ishin rreth 1700 nё ditё. Pikёrisht tani nё fillim tё dimrit nё dhjetor zyrtarisht u konfirmua, se viti 2015 ёshtё i pari, kur kanё mbёrritur nё Europё mbi njё milionё emigrantё ilegalё. Shumica e tyre pёrmes Greqisё, konkretisht nga ky vend kanё kaluar rreth 800.000 syresh. 3695 vetё kanё gjetur vdekjen gjatё arratisё.

Shumё fjalё, pak iniciativё

Nё sfondin e shifrave dikujt pёrpjekjet e BE-sё i duken shumё tё vogla. Njё shembull pёr kёtё ёshtё ҁelёsi i shpёrndarjes sё refugjatёve, sipas tё cilit nё dy vitet e ardhёshme mes vendeve anёtare do tё shpёrndahen 160.000 azilkёrkues. Ndёrsa mё 17 dhjetor Greqia dhe autoriteti europian i mbrojtjes kufitare, Frontex ranё dakord, qё njё numёr mё i madh i nёpunёsve tё Frontex-it t'i mbёshtesё autritetet greke nё regjistrimin e refugjatёve. Kjo do tё fillojё qysh nё fund tё muajit. Frontex e mbёshtet Greqinё edhe nё kontrollin e ishujve dhe nё administrimin e qendrave tё sapo krijuara pёr pritjen e refugjatёve, tё ashtuqujturat "Hot Spots".

Fotografi: DW/P.Zafiropoulos

Pёrveҁ kёsaj kryetarёt e shteteve tё BE-sё vendosёn krijimin e njё "policie kufitare", gjё qё ёshtё e diskutueshme. Detyra e saj do tё jetё madje qё edhe tё ndёrhyjё, kjo pёrkundёr dёshirёs sё vendeve tё veҁanta anёtare. Kritikёt e konsiderojnё kёtё si njё strategji, qё ka pёr qёllim tё qetёsojё ata, tё cilёt preferojnё mbylljen tёrёsisht tё kufijve tё Greqisё. Pavarёsisht qёllimeve tё mira, shtrohet pyetja, se ҁfarё do tё bёjё kjo polici kufitare, kur has nё njё gomone tё tejmbushur me njerёz, cilat janё opcionet e saj? "Ҫfarё do tё bёjё Frontex-i", pyet Daniel Esdras, "a do t'i mbysin ato anijet!"

Fotografi: Reuters/Y. Behrakis

Greqia nё gjendje tё jashtёzakonshme

Autoritetet greke, gjithsesi kronikisht tё pafinanciuara si duhet, nuk e pёrballojnё dot situatёn. Refugjatёt, tё cilёve u refuzohet udhёtimi i mёtejshёm drejt veriut pёr nё Maqedoni, dёrgohen fillimisht nё Athinё. Atje ata qendrojnё fillimisht. Kёtё mund ta shohёsh nё sheshin Victoria nё qendёr tё qytetit. Nё verё ky shesh ishte kthyer nё njё pikёtakimi pёr refugjatёt. Pasi policia e zbrazte atё vazhdimisht dhe refugjatёt pёrkohёsisht zhukeshin, tani sёrish mund tё shohёsh njerёz, qё flenё aty jashtё. Tani ka shumё marokenё dhe algjerianё. Pavarёsisht mbylljes sё kufijve nё itinerarin ballkanik ata janё tё bindur, se qё kёtu do tё mund t'ia dalin pёr tё arritur nё veri tё Europёs.

Por ka edhe nga ata qё i kanё hequr shpresat. Nё korridoret e Zyrёs Ndёrkombёtare pёr Migracionin nё Athinё presin shumё burra tё rinj - ata pёrgatisin kёtu dokumentat pёr t'u kthyer nё atdhe.

Mosbesimi grek

Greqia ka lёnё pas njё verё dramatike. Vetёm pёr fije vendi i shpёtoi falimentimit shtetёror. Qё BE-ja nё krizёn e refugjatёve ndihmon me gjysmё zemёr, shumё grekё e shohin si njё shenjё tjetёr, qё nё BE kanё mё shumё peshё interesat afatshkurtra kombёtare se sa humanizmi dhe solidariteti.

Plani i BE-sё ёshtё, qё nё tё ardhmen refugjatёt sirianё t'i sjellё direkt nga Turqia nё Europёn Qendrore - pasi ata tё jenё regjistruar atje mё parё. Por se kur do tё hyjё vёrtetё nё fuqi njё program i tillё, kjo ёshtё e hapur. Ndaj ndёrkohё anijet do tё vazhdojnё tё qarkullojnё midis Turqisё dhe Greqisё edhe pёrgjatё dimrit. Dhe kontrabandistёt i ofrojnё kujdto qё ёshtё i gatshёm tё paguajё vende tё rrezikshme pёr udhёtimin.