1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Proces hetimor kundër ish-kryeministrit francez de Villepin, synonte denigrimin e Sarkozisë

27 Korrik 2007

Për shkak të një fushate denigruese ndaj presidentit të sotëm të Francës, Nikola Sarkozi, ka filluar procesi hetimor ndaj ish-kryeministrit francez, Dominque de Villepin. Siç bëri të ditur avokati i tij, ka filluar zyrtarisht procesi hetimor kundër ish-kryeministrit. Gjykatësit dyshojnë se de Villepin ka organizuar në vitin 2004 aferën e njohur me emrin "Clearstream". Në listat e xhirollogarive të fallsifikuara të institutit luksemburgas "Clearstream" gjendej edhe emri i Sarkozisë, atëherë ministër i brendshëm. Me këtë synohej të krijohej përshtypja që Sarkozi dhe politikanë të tjerë të lartë kishin marrë përqindje nga shitja e një fregate Tajvanit.