1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Procesi i vlerësimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës / Liberalizimi i vizave për vendet e Ballkanit / Kthimi i romëve në Kosovë

12 Dhjetor 2009

1. Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë përfundoi të premten procesi i dëgjimit publik në procesin e vlerësimit të ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës. Gjatë kësaj jave në Hagë pozicionet e tyre argumentuan edhe të pesë anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurmit të OKB-së. Të njëjtën ditë në Hagë argumentet e tyre paraqitën përkrahësit dhe kundërshtarët më të mëdhenjë të pavarësisë: SHBA dhe Rusia informon Bahri Cani.

2. Këtë vit Gjermania festoi 20 vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Bashkimi Evropian gëzohet për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Lisbonës, pas dhjetë vjetë negociatash. Ndërkohë që dekadat e fundit shumë pjesë të Evropës përjetuan vetëm zgjerim, për Evropën Juglindore ato do të thonë luftë, ndarje rajonale, izolim evropian. Qysh në vitin 2003 BE-ja vendosi si objektiv të tij zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor. Por sa është arritur afrimi dypalësh në të vërtetë? Anna Corves më gjerësisht.

3. Me argumentin se Gjermania mban përgjegjësi historike ndaj romëve, disa organizata joqeveritare kanë apeluar të martën tek qeveria gjermane që të mos i kthejë në Kosovë afro 10.000 romët që jetojnë me Duldung në Gjermani. Por si paraqitet gjendja në Kosovë ku pritet të kthehen këta refugjatë. Esat Ahmeti qëndroi në lagjen e romëve në jug të qytetit ku bisedoi me Zharko Kovaqeviqin, menaxher projekti pranë organizatës KAAD, Agjensioni Kosovar për Avokim dhe Zhvillim. Ju ftojmë ta ndiqni:

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë