1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

ProCredit dhe biznesi në Shqipëri

Arben Muka20 Shtator 2005

Banka gjerman ProCredit ka mbështetur me 80 milionë euro biznesin e vogël në Shqipëri

Made in Germany
Made in Germany

Banka gjermane ProCredit vlerësohet nga shumë analistë dhe ndjekës të zhvillimeve ekonomike në Shqiperi, si historia e një investimi të huaj serioz dhe të qendrueshëm. Duke nisur aktivitetin një dekadë më parë, si një projekt mbështetje me fonde të qeverisë gjermane për biznesin shqiptar, ProCredit u shndërrua në një institucion bankar, duke u renditur në rrjetin e bankave me kapital vendas dhe të huaj që operojnë në Shqipëri.

ProCredit në Shqiperi është pjesë e një rrjeti bankash me të njëjtin emër qe kanë veprimtari në 19 vende të botës, mes tyre dhe në territorin e rajonit tonë, si në Kosovë, Maqedoni, Unioni Serbi e Mali i Zi, Bosnje, Bullgari etj.

Që nga themelimi i saj në Tiranë (më pas ka nisur ofrimin e shërbimeve dhe në rajone të tjera të vendit) banka ka synuar të mbështesë me kreditime biznesin, veçanërisht atë që është dhe më nevojtari në hapat e para, biznesin e vogël.

Drejtoresha e Bordit të Drejtoreve të ProCredit, Doris Koehn, duke bërë një bilanc të punës 10 vjeçare të kësaj banke shprehet se “është banka e parë në Shqipëri që ka ofruar për klientët shërbimin e automatëve të tërheqjes së parave kesh në rrugë, ndërkohë që hap pas hapi në mënyrë profesionale nga ana e stafit menyja e shërbimeve brenda dhe jashtë ambjenteve të ProCredit ka ardhur gjithmonë duke u modernizuar”.

Banka gjermane ProCredit aktualisht ka një portofol kredie me 28 mijë klientë që përbën një shumë mbi 80 milion euro. “Por në katër vitet e ardhshme, thotë Koehn, banka pret të ketë një fond kreditimi prej 220 milion euro. Më shumë se 90 % e kreditimit ka patur për destinacion mbështetjeje biznesin e vogël, në kuotat nën 10 mijë euro për cdo kredi”.

ProCredit në total ka sot më shumë se 100 mijë klientë, të cilët kanë të depozituara në formë e kursimeve një vlerë afër 150 milion euro. Në zyrat e saj dhe në terren punojnë montalisht 450 vetë, ndërkohe që ky numër pritet të shkojë në 700.

Ambasadori gjerman në Shqipëri, Hans Peter Annen, e vlerëson ProCredit “si një mbështetëse të madhe për biznesin dhe ekonominë shqiptare në përgjithësi”.

Ambasadori Annen ka qenë vetë për vizitë kohët e fundit në disa degë të bankës në rrethe të ndryshme dhe ka pare, siç thotë “efektet e zhvillimit te ekonomisë lokale". "Më ka bërë përshtypje që shumë klientë pas marrjes së një kredie e shlyerjes në afat të saj, kanë synuar më tej të marrin një kredie të dytë ose të tretë, c’ka tregon vazhdimësine në përmirësimin e zgjerimin me sukses të biznesit të tyre”, thotë ai.

Ambasadori Hans Heter Annen shprehet se “për qeverinë gjermane kjo është dëshmia e një suksesi bashkëpunimi, sepse është dhe një nga prioritet tona krijimi i parakushteve për një ambjent të shendetshëm për ekonominë shqiptare. Qeveria gjermane do të vazhdojë të mbështesë këtë bankë por dhe sektorin financiar shqiptar në përgjithësi për konsolidimin dhe zgjerimin e saj në të ardhmen”.

Ambasadori. Annen e shikon prezencën e investitorëve të huaj si mjaft të rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë. “Kjo do të thotë jo vetëm forcim të sistemit bankar, - që në fakt është me rëndësi- por dhe nevojën e tërheqjes të sa më shume investitorëve të huaj, seriozë dhe potencialë, të cilët do ta zhvillojnë dhe modernizojnë këtë vend.”