1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prodhuesi i velave nga Kieli & Ekspozita e Fatos Baxhakut në Berlin

14 Maj 2010

Nils Molkentin punon gjithë ditën me makinë qepëse, megjithëse nuk është rrobaqepës. Ai nuk qep pantallona, këmisha ose rroba të tjera, por prodhon vela. 26 vjeçari e ka mësuar mirë këtë punë. Në jetën e tij ai ka të bëjë kryesisht me erën dhe ujin.

Der Buchhändlerkeller ose i përkthyer në shqip "Qilari i Librarëve", është një shtëpi letrare në Berlinin Perëndimor. Institucionit i mbeti ky emër që nga fillesat e tij në vitin 1967 në bodrumin e një bukëpjekësi në lagjen berlinase Friedenau, pikerisht në të ashtuquajturën milje letrare, ku në ato vite dhe më vonë do të vepronin një numër i madh shkrimtarësh me emër, si Max Frisch, Ingeborg Bachmann apo Guenter Grass. Ne ketë qilar letrar, deri më datën 3 korrik qendron e hapur një ekspozite e autorit të gazetës SHQIP, Fatos Baxhaku, me fotografi nga nje Shqiperi qe sa vjen e zhduket.