Produkt artificial dhe me peshë të madhe - Landi Nordrajn - Vestfalen
28 Korrik 2008Gëzim i përhershëm kundër mërzisë?
Për rajnlendër (banor i Rajnlandit) thuhet se janë gjithnjë të gëzuar, duke kujtuar karnavalet, dhe se i marrin gjërat lehtë. Kurse vestfalët (banor i Vestfalisë) duhet të mbrohen nga dyshimi se janë emocionalisht të frenuar, pra të mërzitshëm. Kësaj i shtohet edhe komplimentet e pabaza i që vestfalët bëjnë në momentin e gabuar, atëherë kur duhet të thonë të vërtetën.
Punë e ndershme dhe e madhe në Ruhrpot
Në polaritetin e mendimeve që ekzistojnë për rajnlendër dhe vestfalët ka fituar "i treti", pra banori i zonës së Ruhrit. Kërkund tjetër në Gjermaninë e pas 1945-ës, nuk është zhvilluar identiteti kolektiv si në Ruhrpot (Ruhrpott zona që përmbledh qytetet midis lumenjve Emsher dhe Rur) nga Duizburgu në Dortmunt, nga Reklinghauzen në Viten Duisburg bis Dortmund, von Recklinghausen bis Witten).
Midis Dortmundit në lindje dhe Duizburgut në perëndim, rreth 5,5 milionë pasardhës të ish minatorëve dhe punonjësve të çelikut kanë dhënë përshtypjen e njerëzve që punojnë me ndershmëri dhe shumë.
Motorri dhe zemra e mrekullisë ekonomike
“Ne në NRW”(Nordrajn - Vestfalen), një sllogan që për kohë të gjatë është përdorur më sukses nga socialdemokracia në perëndim, është në fakt një përgjithësim që i ka rrënjët në zonën e Ruhrit. Ai ka lindur në një kohë kur mrekullia ekonomike përfitonte ende prej zonave të qymyrit dhe çelikut. Sot mund të shihen vetëm gjurmët e saj.
Prej kohësh fuqia ekonomike është zhvendosur nga Ruhri në Rin, Dyseldorf, Këln, Bon. Zona e Ruhrit vuan ende nga pasojat e ndryshimeve strukturore, papunësia është më e lartë se mesatarja e federatës dhe shumë komuna të Ruhrpotit verior varen nga ndihmat financiare shtetërore.
Dhënës toni në politikë, ekonomi dhe kulturë
Nordrajn - Vestfalen është megjithatë një qendër e rëndësishme në Gjermani. 25 deri 30 përqind e përfaqësuesve të popullit në Berlin, pavarësisht nga cila Part,i vijnë nga landi Nordrajn - Vestfalen. Një e katërta e 100 firmave më të mëdha gjermane e kanë qendrën e tyre midis Bilefeldit dhe Bad Godesbergut. Dhe në fushën e kulturës ky land krahasohet me Berlinin. Kërkund tjetër në Gjermani, dendësia e teatrove, operave, kinemave dhe skenave të vogla nuk është kaq e lartë sa në landin e Nordrajn - Vestfalisë, landit më të madh të Gjermanisë.