Progres në Procesin e Berlinit- Inagurohet RYCO në Tiranë
8 Dhjetor 2016Zyra e RYCO - Regional Youth Cooperation- u inagurua (08.12) në një ditë simbolike për rolin epokal që mund të luajë rinia: Ditën e Rinisë, në përkujtim të 8 dhjetorit 1990, kur në Tiranë filloi Lëvizja Studentore që solli përmbysjen e regjimit komunist. Zyra e RYCO-s përbën konkretizimin e nismës së ndërmarrë nga kryeministri Rama dhe mbështetur së pari nga kryeministri serb Vuçiç dhe më pas nga kryeministrat e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, (BP) në kuadër të Procesit të Berlinit, të inicuar në verën e vitit 2014 nga kancelarja Angela Merkel për t'i dhënë impulse të reja perms bashkëpunimit rajonal ritmit te procesit të integrimit europian të rajonit. Me inagurimin sot të zyrës së RYCO, gjashtë vendet e rajonit Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje- Herzegovina, Kosova dhe Serbia krijuan bazën për të filluar zbatimin e projekteve që do t'i shërbejnë bashkëpunimit rinor në BP sipas modelit franko- gjerman. Sekretarja e Përgjithshme e Zyrës Franko- Gjermane të Rinisë, Beatrice Angrand tha për DW:
" Bashkëpunimi i rinisë së vendeve të BP i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon. Suksesi i saj përben një sfidë të madhe, pasi kemi të bëjme me rininë e 6 vendeve dhe jo me dy si në rastin e Gjermanisë dhe Francës. Por RYCO do të ketë gjithë mbështetjen tonë për hartimin e politikave rinore, përqafimin e cultures së paqes dhe bashkepunimit. Suksesi I RYCO kërkon vullnet politik, bashkëpunim mes aktorëve politikë dhe shoqërisë civile. Shpresojmë fort që RYCO do të sjellë një frymë europiane jo vetëm ne rajon por në gjithe BE.”theksoi Beatrice Angrand .
Rolin e rëndësishëm që rinia e BP mund të luajë përtej rajonit e vuri në dukje edhe Harlem Desir, Sekretar Shteti për Çështjet Europiane, Francë, i pranishëm në ceremoninë e inagurimit të zyrës së RYCO në Tiranë/ ” Nuk mund të ndërtohet Europa pa kontributin e të rinjve nga BP” tha ai
Drejt një synimi të përbashkët
RYCO shihet si një nismë që do të shërbejë të ardhmes europioanetë rajonit.Vanja Udovicic , Ministër i Rinisë dhe Sporteve, Serbi tha se zyra në Tiranë "është përpjekje e një synimi të përbashkë për të ardhmen e rajonit. Rinia e BP me shembullin e saj dhe përmes projekteve do të promovojnë vlerat positive dhe do të ndikojë në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal”
Jepini rinisë së Kosovës lirinë e lëvizjes- apel BE -së
Të 6 vendet e BP që realiiuar sot në Tiranë vullnetin e tyre politik për bashkëpunimin rinor sipas modelit franko- gjerman janë në kushte të barabarta në jetësimin e projekteve të pritshme rinore. Por kjo barazi duket se tani per tani, nuk mund të funksionojë për rininë e Kosovës, pasi Kosova vazhdon të mos gëzojë nga BE lirinë e lëvizjes. Rexhet Hoti, zv/ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kosovë, i bëri apel BE që t'i japë rinisë së Kosovës larine e lëvizjes.
" Rinia e Kosovës është më e izoluar ne Evropë dhe në shpresojmë që të gjithë ju do të na ndihmoni që rinia e Kosovës të ketë të drejtën për të lëvizur lirshëm. Liria është mundeësi dhe nuk duhet t'i privohet rinisë së Kosovës”tha ai.