1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projekt për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër

7 Qershor 2011

Fondacioni gjerman GIZ, në bashkëpunim me Ministrinë Shqiptare të Turizmit e Kulturës dhe Bashkinë e Gjirokastrës po punojnë mbi një dokument - projekt për zhvillimin e turizmit kulturor e letrar në Gjirokastër.

Gjirokastra
GjirokastraFotografi: DW

Fondacioni gjerman për teknologjinë, GIZ prej gati 15 vitesh operon në disa fusha duke kryer punë të mëdha në ujësjellësa, bujqësi, agroturizëm etj në Tiranë, Kavajë, Korçë, Pogradec, Shkodër etj. Me një project të veçantë për ruajtjen e trashëgimisë dhe zhvillimin e turizimit tani ai mbërrin në Gjirokastër.

Drejtore e G.I.Z për Shqipërinë zj. Ulrike Gantzer – Sommer: "Ekziston një potencial i madh turistik në Gjirokastër, i cili duhet të rivitalizohet dhe të bëhet efektiv për të përballuar me kurajo sfidat e turizmit dhe mbrojtjes së trashëgimisë. Për këtë qëllim fondacioni G.I.Z në bashkëpunim me të gjithë faktorët po punon për një project ambicioz, që do të paraqitet në qeverinë gjermane e që më pas do të hapë rrugën e aplikimeve të rëndësishme në këtë qytet."

“Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore” në UNESCO


Kordinator i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për probleme të trashëgimisë kulturore e turizmit, Josif Gjani shprehet se:" Është një project në kuadër të protokollit të bashkëpunimit midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë që mbulon një hark kohor 2010 – 2011. Projekti në fjalë për trashëgiminë kulturore në Gjirokastër do të jetë pjesë e fondit për studime dhe ekspertë, i cili do të sjellë eksperiencën gjermane në bashkëpunim me eksperiencën shqiptare, do të ketë një platformë zhvillimi e një plan veprimi normalisht me produkte project dizenjimi e cila do të bazohet në zonën muzeale, në Pazrin e kështjellën e qytetit”.

Drejtore e menazhimit turistik në Gjirokastër Ermira Cuberi projektin gjerman e vlerëson se: "Projekti për ne do të sjellë zhvillimin më të madh të turizmit në qëndrën historike të qytetit të Gjirokastrës. Kjo do të jetë një arritje shumë e madhe për qytetin tonë."

Nënkryetar i bashkisë Gjirokastër, arkitekt Vangjel Muco konsideron se projekti: "Është një shans për infrastrukturën turistike të qytetit të Gjirokastrës. Jep një impuls zhvillimi të kësaj infrastrukture dhe i krijon mundësinë qytetit të gjirokastrës të fillojë një erë të re për mirëmbajtjen e ruajten e vlerave të trashëgimisë historike në fushën e kulturës së ndërtimeve të këtij qyteti."

I gatshëm për bashkëpunim ndërfaktorial, drejtori monumenteve Spartak Drasa konsideron se: "Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Gjirokastër e vlerëson mjaft këtë inisiativë mes institucioneve të Bashkisë, Institutit të Monumenteve dhe G.I.Z. Është e rëndësishme për qytetin tonë sepse këtu u hodhën mjaft ide, sidomos për qëndrën historike e pikat kryesore të këtij qyteti."

Punët e mbara të fondacionit gjerman G.I.Z duket se tashmë kanë mbërritur në Gjirokastër për një nga prioritetet kryesore të zhvillimit ekonomik të qytetit, turizmin. Ky bashkëpunim për një qytet si Gjirokastra,„Pasuri e trashëgimisë kulturore botërore“ në UNESCO, vlerësohet mjaft i rëndësishëm.

Autor: Odise Kote

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW