Projektrezoluta e re e OKB-së për Kosovën: Përpjekja e fundit?
17 Korrik 2007Sponzorizuesit e dokumentit të fundit për Kosovën, të rezolutës së katërt të kompromisit, po e humbasin durimin. Ambasadori i Francës në OKB, de la Sabliere theksoi të hënën para KS të OKB-së: "Kjo projektrezolutë është përpjekja e fundit. Autorët ndër ta edhe SHBA dhe Gjermania kanë shkuar aq larg sa ç´mund të jetë e mundur."
Por për fuqinë mbrojtëse të Serbisë jo aq larg, sepse fjala është kryesisht për ato pjesë, që janë të shkruara me shkronja të vogla, thotë përfaqësuesi i Rusisë në OKB, Vitali Çurkin. Pas tij fshihet edhe më tej plani i Ahtisarit dhe rruga drejt pavarësisë, veçse e shtyrë në kohë, thekson Çurkin.
Çurkin: "Kështu e lexojmë ne tekstin. Në qoftë se shikoni pjesën shtesë, e shihni, se është një automatizëm i fshehur i planit të Ahtisarit dhe prandaj shanset janë baraz me zero."
Dhe jo vetem Çurkinit i bëri përshtypje jo të mirë, që bisedimet 120- ditëshe ndërmjet paleve sipas projektrezolutës së forcave evropiane duhen moderuar nga forca evropiane që emërtohen në tekst "shtete relevante".
Për ambasadorin e Afrikës së Jugut, Kumalo e pamundur: "Po t´ia japesh çështjen BE-së për të ndërmjetesuar ndërmjet paleve. Një BE që favorizon pavarësinë e Kosovës, nuk e di se si mund të jetë ndërmjetesues objektiv."
Edhe pse çështje të tilla teknike mund të përmirësohen, de la Sabliere bëri megjithatë të qartë, se në mesazhin kryesor, në rrugën e piketuar drejt sovranitetit, nuk mund të ndryshohet më gjë.
"Ka ende hapesirë për bisedime, por mesazhi kryesor i tekstit mbetet."
Kështu rezultati i një votimi të mundshem, siç e dëshirojnë në rradhë të parë SHBA-të, është i qarte edhe pas përpjekjes së fundit.
"Në qoftë se kjo do të votohet, jo vetem që nuk ka marrëveshje ndermjet palëve, por as marrëveshje në Këshill." Për këtë është i sigurtë presidenti aktual i këshillit, ambasadori i Kinës Wang.
Dokumenti duket i paplotë dhe durimit të amerikanëve po i vjen fundi. Ambasadori i SHBA-ve, Khalizad perfytyron edhe një zgjidhje duke anashkaluar KS, fundja duhet ecur perpara. Një rrugë alternative, një rrugë të njëanshme, siç e deshiron edhe presidenti i Kosovës, Sejdiu, por nga e cila paralajmëron me çdo kusht sekretari i përgjithshem i OKB-së.
"Ajo për të cilën unë dua të këmbëngul tani, është se çdo hap i nxituar i njëanshem duhet penguar, nga secila palë pjesëmarrëse."
Një paralajmërim, të cilin Ban Ki Moon do t´ia percjellë sot pasdite edhe presidentit Bush në Uashington. Nëse bisedimet për rezolutën për Kosovën do të vazhdojnë në Nju Jork, është e paqartë. Fuqia me të drejtë vetoje Rusia megjithatë nuk do të marrë pjesë në përpjekje për formulime të tjera.