Projektrezoluta e re e Serbisë
9 Shtator 2010Sipas burimeve serbe, rezoluta e re e zëvendëson atë të mëparshmen dhe pritet që në këtë dokument të mos ketë amendamente të reja.
Teksti i propozimit të ri:
a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;
b) Duke marrë parasysh funksionet dhe autorizimet e saj mbi bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara;
c) Duke rikujtuar Rezolutën e saj 63/3 nga data 8 tetor 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin e saj këshillëdhënës në lidhje me pyetjen: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë nga ana e organeve të përkohshme vetëqeverisëse në Kosovë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”;
d) Duke marrë parasysh mendimin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Dretjësisë, nga data 22 korrik 2010 se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe pas shqyrtimit të vëmendshëm të saj, duke përfshirë edhe çështjet për të cilat është dhënë mendimi;
e) Merr në dijeni përmbajtjen e GJND-së lidhur me atë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, si përgjigje ndaj kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme;
f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të lehtësuar procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të jetë faktor i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Ky dialog ka për qëllim të avancojë bashkëpunimin, të realizojë përparim në rrugën drejt BE-së dhe të përmirësojë jetesën e njerëzve.
Autor: Bahri Cani
Redaktoi: Aida Cama