1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projektrezoluta e re: Reagime nga Kosova

Bekim Shehu21 Qershor 2007

Udhëheqësit politikë kosovarë pajtohen me idenë e aleatëve të Kosovës që të ketë një shtyrje prej katër muajsh të zgjidhjes së statusit, por kërkojnë një datë të saktë të pavarësimit të Kosovës

Pllakat: Kosova mirëpret të ardhmenFotografi: AP



Udhëheqësit politikë kosovarë, thonë se ata do të vazhdojnë të jenë në një bashkëpunim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe në këtë linjë, ata duket se pajtohen me idenë e aleatëve të Kosovës që të ketë një shtyrje prej katër muajsh të zgjidhjes së statusit.

Por plani i ndërmjetësit ndërkombëtar, Marti Ahtisari, për ta është i panegociueshëm dhe në këtë pikë ata thonë se janë të vendosur për mosndryshim të qëndrimit. Këto komente udhëheqësit politik kosovar i bënë pas disa takimeve që zhvilluan me të ngarkuarin e BE-së në zgjidhjen e statusit të Kosovës, Stefan Lehne.

Anëtari tjetër i grupit negociator të Kosovës, Hashim Thaqi, përjashton mundësinë që Kosova të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe të shpallë pavarasinë. Ai thotë se do të ishte çmenduri nëse politika kosovare vepron njëanshëm pa përkrahjen e aleatëve të Kosovës, por thekson se zgjidhja e statusit të Kosovës nuk mund të mbetet peng i kundërshtimit të vazhdueshëm të federatës ruse.

I ngarkuari i BE-së, në zgjidhjen e statusit të Kosovës, Stefan Lehne, nga ana e tij thotë se për Kosovën është shumë me rëndësi që të ketë një bashkëpunim të vazhdueshëm me komunitetin ndërkombëtar, ndërsa ftoi politikën kosovare që të përmbahet nga hapat e njëanshëm.

Në KS-it po bëhen përpekje të fuqishme nga sponzorizusit e rezolutës që të arrihet një pajtim i përbashkët. Përkushtimet për planin e Ahtisarit poashtu mbesin të fuqishme, mirëpo komuniteti ndërkombëtar është duke ndërmarrë edhe disa hapa shtesë për konsultime në mënyrë që rezoluta të miratohet unanimisht në KS-it për faktin që statusi i Kosovës të ketë një legjitimitet gjithëpërfshirës ndërkombëtar, tha Stefan Lehne.

Udhëheqësit politikë kosovarë pranojnë se janë lodhur nga pritjet për zgjidhjen e statusit, por ata janë të pafuqishëm që të ndikojnë në qendrat e vendimarrjes, duke shtuar se do të jenë partner të bashkësisë ndërkombëtare në procesin e zgjidhjes së statusit.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW