1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Projektrezoluta: Reagime nga Kosova

Bekim Shehu17 Korrik 2007

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës pas kundërshtimit të fundit të Rusisë për projektrezolutën: Çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës tashmë duhet të ketë vetëm dy adresa SHBA dhe BE

Këshilli i SigurimitFotografi: AP

Kundërshtimi i vazhdueshëm i Rusisë për miratimin e një rezolute në KS-it, mbi bazën e planit të Marti Ahtisarit e bën KS-it, të pafuqishëm që të zgjidhë çështjen e Kosovës. Bazuar në këto rrethana tashmë çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës duhet të ketë vetëm dy adresa, SHBA-të dhe Bashkimin evropian. Kështu thonë anëtarët e grupit negociator të Kosovës pas kundërshtimit të fundit të Rusisë për projektrezolutën e pestë për Kosovën të sponzorizaur nga SHBA dhe BE-ja.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se pala kosovare ka filluar të mendojë për alternativa të tjera. Ndërsa kryetari i PDK-së, në opozitë Hashim Thaqi, anëtar i grupit negociator, thotë se tashmë është e qartë që zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të kërkohet në Uashington dhe Bruksel, sepse në KS-it, sipas tij, vështirë se mund të gjendet zgjidhja për Kosovën.

Sidoqoftë, grupi negociator i Kosovës në bashkëpunim me kryesinë e kuvendit ka vendosur që më datën 30 korrik të zhvillohet një debat parlamentar për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës në mënyrë që të bashkëkoordinohen veprimet e politikës kosovare në rrethanat e reja të krijuara. Këtë të merkurë ndërkaq, grupi negociator i Kosovës do të unifikojë një qëndrim të ri karshi zhvillimeve në procesin e zgjidhjes së statusit dhe të cilin do t'ia paraqes sekretarës ameriane të shtetit Kondoliza Rajs, gjatë një vizite që udhëheqësit kosovar do të realizojnë në Uashington me datën 23 të këtij muaji.

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW