Prokofjew - 120 vjetori i lindjes
11 Prill 2011
Kompozitori rus, Sergej Sergejevitsch Prokofjev lindi më 11 prill 1891(sipas kalendarit gregorian të vjetër, ndërsa sipas kalendarit të ri më 23 prill) në fshatin Sontsovska të qytetit Jekaterinoslav. Pas gjimnazit ai vazhdoi konservatorin në Petersburg dhe më vonë në Moskë.
Mësuesit e tij më të rëndësishëm ishin Rimsky-Korsakov dhe N. Tsherepnin. Ai studjoi deri në vitin 1914, por kishte kohë të gjatë që kompozonte dy koncerte për piano dhe një vepër tjetër, me të cilën tërhoqi vemendjen. Në vitin 1917 ai përfundoi të parën sinfoni të tij, nga gjashtë gjithsej. Një vit më vonë largohet pas Revolucionit të Tetorit nga vendi i tij dhe kaloi një kohë të gjatë në Japoni, në Amerikën e Veriut, në Francë dhe për disa kohë edhe në Etal të Oberamergaut në Gjermani. Në vitin 1927 ai u kthye për herë të parë në Bashkimin Sovjetik, ku u prit me nderime.
Megjithatë ai shkoi përsëri në Evropë dhe në Amerikë, ku vlerësohej si një kompozitor dhe pianist i nivelit të lartë. Në vitin 1934 ai u kthye përfundimisht në Bashkimin Sovjetik. Veprat e tij u përballën disa herë me kritika të ashpra. Kështu ai u kritikua veçanërisht në vitin 1948 si një "formalist" i infektuar nga idetë perëndimore.
Prokofjev shkroi pesë koncerte për piano dhe dy koncerte për violinë, një suitë (1914), 6 sinfoni dhe sonata për piano.
Shumë të njohura janë opera e tij "Der Spieler"(Lojtari) (1917), "Die Liebe zu den drei Orangen"(Dashuri për tre portokalle) (1919) dhe "Krieg und Frieden" (Lufta dhe Paqja) (1948). Me krijimin e operës së tij të fundit Prokofjev e nisi punën në vititn 1941 dhe e përfundoi atë në vitin 1942. Por ai nuk ishte i kënaqur me atë dhe vriste mendjen për të gjetur një zgjidhje. Ai punoi vazhdimisht për transformimin e veprës së tij derisa u nda nga jeta në vitin 1953. Në vitin 1957 vepra e tij u paraqit në kuadër të festimeve për 401 vjetorin e Revolucionit të Tetorit në teatrin e Moskës.
Prokofjev shkroi edhe vepra të tjera, balete si "Pjetri dhe ujku" (1936), "Romeo dhe Zhuljeta" (1940), "Hirushja (1944) etj.
Tri veprat më të fundit për shkak të situatës politike u shkruajtën të kushtëzuara si Kore: Kantatë për 201 vjetorin e Revolucionit të Tetorit, "Oda për fundin e luftës" dhe opera "Historia e një njeriu të vërtetë" (1948).
Prokofjev i përket përfaqësuesve më të mëdhenj të muzikës ruse.
Autor: Mimoza Cika Kelmendi
Redaktoi: Aida Cama