1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta: "Çekia kundër varfërisë"

13 Mars 2023

Çekia është prekur nga një valë rekord inflacioni, që po nxitet prej rritjes së fuqishme të çmimit të energjisë. Pakënaqësia e shumë qytetarëve drejtohet kundër qeverisë dhe kundër angazhimit në Ukrainë.

Det me flamuj në sheshin Wenzelsplatz në Pragë: Protestë kundër qeverisë dhe çmimeve të larta të energjisë
Det me flamuj në sheshin Wenzelsplatz në Pragë: Protestë kundër qeverisë dhe çmimeve të larta të energjisëFotografi: Petr David Josek/AP/picture alliance

Mijëra vetë demonstruan në fundjavë në sheshin e Pragës Wenzelsplatz nën sloganin "Çekia kundër varfërisë". Ata valëvitën flamuj dhe bënë thirrje për tërheqjen e qeverisë liberal-konservatore. Kabinetin qeverisës të kryeministrit Petr Fiala ata e akuzojnë se nuk ka ndërmarrë masa sa duhet kundër rritjes së çmimeve në vend. Demonstruesit kritikuan edhe NATO-n dhe kërkuan ndërprerjen e menjëhershme të ndihmave ushtarake për Ukrainën.

Aksioni i protestave u organizua nga partia e re jashtë parlamentit PRO. "Ne jemi mbledhur për t'u pozicionuar kundër varfërisë", tha kryetari i saj, Jindrich Rajchl. Ai tha, se dëshiron një qeveri, e cila të "kujdeset në radhë të parë për qytetarët çek".

Në fund të demonstratës një pjesë e protestuesve depërtoi në godinën e muzeut kombëtar në sheshin Wenzelsplatzes. Me brohorima protestuesit kërkonin që ta zëvendësonin flamurin ukrainas të vendosur në këtë godinë me atë çek.

Jindrich Rajchl drejton partinë "Právo Respekt Odbornost" ("Drejtësi, respekt, kompetencë", PRO)Fotografi: Michal Kamaryt/CTK/picture alliance

Kërkesa për bisedime paqeje

Qeveria e Çekisë duhet të marrë rol ndërmjetësues të konfliktin e Ukrainës dhe të iniciojë bisedime paqeje në Pragë, ishte një ndër kërkesat, që publikuan në internet organizatorët e protestës. Mbështetja për Ukrainën duhet të kufizohet në ndihma humanitare. Një grupim i vogël kundër demonstruesve mbante flamujt e Ukrainës dhe të NATO-s si dhe pankarta me parrulla kundër presidentit rus Vladimir Putin.

Çekia prej një viti po përpballet me një inflacion rekord, që ka të bëjë kryesisht me rritjen e çmimit të energjisë në valën e luftës në Ukrainë. Në shkurt inflacioni ishte 16,7 përqind, gati dy herë më shumë se në Gjermani (8,7 përqind).

 

 

 

wa/ack (afp, dpa)