1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta masive kundër qeverisë greke

30 Gusht 2007

Pas zjarreve masive, në Athinë kanë demonstruar mbrëmë kundër Qeverisë greke më shumë se 15.000 njerëz. Shumica e demonstruesve mbanin tesha të zeza, në shenjë respekti ndaj 64 viktimave të zjarrit. Protesta ka pasur edhe në qytetet tjera. Qeveritë greke të dhjetë vjetëve të fundit janë kritikuar për injorimin e problemit të tokave dhe zjarreve të qëllimta. Ndërkohë zjarrëfikësit kanë lajmëruar për sukseset e para në Peleponez dhe disa rajone të tjera, por sërish ka pasur evakuime të shumë fshatrave.