Protesta masive në Birmani
24 Shtator 2007Protestat masive kundër juntës ushtarake në Birmani po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha. Korespodentët, duke iu referuar të dhënave të dëshmitarëve okularë, njoftojnë se deri në njëqindmijë njerëz morrën pjesë në një demonstratë të drejtuar prej murgjve budistë. Demonstruesit marshuan duke u lutur deri në Shvedagon-Pagode, qendra më e madhe e shenjtë e budizmit të Birmanisë në periferi të kryeqytetit Rangun. Forcat e sigurisë u treguan të përmbajtura, bëhet e ditur më tej. Para shtëpisë së lideres oppozitare, nobelistes së paqes, Aung San Suu Ky, janë mbledhur forca të mëdha sigurie. Ka të dhëna gjithashtu për përforcimin e prezencës ushtarake në Rangun. Një sërë shkollash janë mbyllur. Kjo është vala më e madhe e protestave kundër juntës ushtarak në Birmani qysh prej 20 vjetësh. Protetstat e atëhershme ushtria i mposhti në mënyrë të përgjakshme.
