1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta në Islamabad kundër rizgjedhjes së Musharrafit si president i ri i vendit

29 Shtator 2007

Disa qindra avokatë dhe kundërshtarë të qeverisë pakistaneze protestuan në Islamabad kundër rizgjedhjes së ushtarakut Pervez Musharraf në postin e presidentit të vendit. Policia përdori kundër demonstruesve gaz lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për t'i penguar ata që të depertonin deri në zyrat e komisionit kombëtar të zgjedhjeve. Shumë demonstrues u arrestuan. Gjykata Kushtetuese e vendit vendosi të premten që Musharrafi ka të drejtë të kandidojë sërish më 6. tetor për postin e presidentit të ri të vendit, duke vazhduar të mbajë edhe postin e kryekomandantit të ushtrisë.