1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta në Prishtinë

Bekim Shehu24 Korrik 2006

Në Prishtinë u zhvilluan sot protesta kundër takimit të sotëm që mbahet në Vjenë, ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Serbisë. Organizatorët e protestës thonë se negociatat e filluara do të jenë të dëmshme dhe nuk do ta sjellin pavarësinë

Prishtina
PrishtinaFotografi: DW

Disa qindra qytetarë dhe aktivistë të lëvizjes vetëvendosje, po protestojnë në Prishtinë, përpara godinave të kuvendit, qeverisë dhe presidencës, kundër negociatave që po zhvillohen në Vjenë. Protesta është organizuar nga lëvizja vetëvendosje, e udhëhequr nga Albin Kurti dhe mbështetet nga tri subjekte tjera, organizata e dala nga lufta e UÇK-së, LKÇK dhe LPK. Organizatorët e protestës thonë se negociatat e filluara do të jenë të dëmshme dhe nuk do ta sjellin
pavarësinë.

Protestuesit thonë, citojmë se "nuk mund të jetë rezultat i këtyre negociatave pavarësia, sepse pavarësia është qëndrim fillestar i palës kosovare. Pala kosovare ka hyrë në negociata dhe kjo automatikisht tregon gatishmërinë për kompromis, e ai kompromis do të ndodhë." Kompromis sipas organizatorëve të protestës do të jetë siç thonë ata varësia dhe robëria e re nga Serbia, meqenëse nuk do të jetë vullnet i popullit. Statusi i Kosovës thonë protestuesit është përcaktuar dhe ka përfunduar me luftën e ish-UÇK-së.

Protesta po zhvillohet e qetë, ndërsa nëpër rrugët kryesorë të Prishtinës vërehen forca të shtuara të policisë.