1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta të mëdha në Holandë

3 Janar 2022

Katër policë janë plagosur në tubimin e ndaluar. Janë arrestuar shumë persona. Protesta ka zgjatur me orë të tëra.

Niederlande Protest gegen COVID-19-Beschränkungen in Amsterdam
Fotografi: Piroschka van de Wouw/REUTERS

Rreth 10.000 vetë protestuan kundër politikës së qeverisë holandeze ndaj virusit Corona, në një demonstratë të zhvilluar pa leje në Amsterdam. Policia ka ndërhyrë dhe e ka ndërprerë tubimin para Rijksmuseum, gjatë të cilit u shënuan edhe përplasje të dhunshme.Policia tha se 30 pjesëmarrës në këtë protestë janë arrestuar. Ata fajësohen për prishje të rendit publik dhe pengimin e forcave të sigurisë në zbatimin e ligjit, e deri te lëndimi trupor dhe mbajtje pa leje e armëve.

Policia përdor kuaj dhe qen

Fotografi: Piroschka van de Wouw/REUTERS

Katër nëpunës janë plagosur kur disa demonstrues u përpoqën të kalonin një bllokadë të policisë në Sheshin e Muzeut. Në videot e publikuara shihen nëpunësit policorë duke përdorur shkopinj kundër një grupi grash dhe burrash. Policët me kuaj sulmuan demonstruesit që refuzuan të largoheshin nga sheshi, thanë autoritetet. U përdorën edhe qentë e policisë.

Përplasjet kanë nisur pasditen e së dielës në sheshin qendror përballë Rijksmuseum, ku sipas administratës së qytetit, janë mbledhur rreth 10 mijë persona në një tubim të ndaluar nga autoritetet. Një grup njerëzish të veshur të gjithë në të bardha kanë brohoritur: "Këtu nuk kemi diktaturë”. Kryebashkiaku i Amsterdamit Femke Halsema nga partia e majtë ekologjiste (GrünLinks) urdhëroi evakuimin e zonës së rrethuar nga qindra policë.

Fotografi: Peter Dejong/AP Photo/picture alliance

Siç raportoi agjencia e lajmeve ANP, shumica e demonstruesve më pas u zhvendosën nëpër pjesë të qendrës së qytetit në lagjen Westerpark. Atje shumë prej tyre morën pjesë në një tubim tjetër për të cilin partia e djathtë populiste Forumi për Demokraci kishte marrë leje paraprake. Disa qindra njerëz më vonë u kthyen në Sheshin e Muzeut. Sipas informacioneve, ata u larguan të qetë, pasi që, sipas organizatorëve, aty kishin ardhur për "të pirë kafe" së bashku.

Lockdown i ri

Fotografi: Peter Dejong/AP/picture alliance

Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve të reja me virusin Corona dhe përhapjes së variantit Omikron, në Holandë u vendos një bllokim i ri një javë para Krishtlindjeve. Të gjitha dyqanet që nuk janë të domosdoshme për pajisje me gjëra ditore, si dhe baret, kinematë, muzetë dhe teatrot, janë mbyllur deri më 14 janar. Në shkollat ​​e shtetit, mësimet me prezencë nuk d otë mbahen deri me 10 janar.

Jashtë lejohen të takohen më së shumti dy persona, me përjashtim në raste funerali apo raste të tjetra të rëndësishme. Por liria e lëvizjes së qytetarëve nuk është kufizuar.

bc/haz/fw (dpa, afp)