1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Berlini: Qeveria shqiptare të përmbushë detyrimet

16 Tetor 2026

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Një demonstrues shtyn mburojën e një polici të forcave të ndërhyrjes gjatë protestave në Tiranë, Shqipëri, 2026.
Pamje nga protestat kundër qeverisë dhe përplasjet mes demonstruesve dhe policisë në Tiranë, Shqipëri, më 15 tetor 2026.Fotografi: Hameraldi Agolli/AP Photo/dpa/picture alliance

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

I pyetur nga Deutsche Welle në Konferencën Federale për Shtyp në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, iu referua vlerësimeve të Komisionit Evropian për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, Mali i Zi kryeson procesin e integrimit, ndërsa Shqipëria ndodhet pranë tij, por ka ende punë për të bërë, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës.

Këto janë qartësisht detyra që qeveria shqiptare duhet t'i përmbushë. Kërkesa të ngjashme ngre edhe popullsia në Shqipëri, deklaroi Giese.

Ai theksoi se shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë kritere të rëndësishme për anëtarësimin në BE, por nuk komentoi konkretisht akuzat për dhunë policore gjatë demonstratave.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka kërkuar ndërkohë hetimin me përparësi të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

 

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW