Protestuesit perplasen me policine ne Prishtine
10 Shkurt 2007Reklamë
Te pakten 50 persona jane te lenduar nga perleshjet me policine, midis tyre ka edhe police, raporton "Neue Züricher Zeitung". Sherbimi Policor i Kosoves ka arrestuar ne oret e mbremjes kreun e Levizjes “Vetevendosje”, Albin Kurti. Policia ndërkombëtare dhe shërbimi policorë i Kosovës, perdori gasin lotësjellës, për të shpërndarë disa mijëra qytetar dhe aktivist të lëvizjes vetvendosje të cilët tentuan të kalojnë kordonët e policisë, që ishin vendosur përreth institucioneve të Kosovës. Aktivistët e lëvizjes vetvendosje protestuan në Prishtinë, kundër grupit negociator të Kosovës, negociatave me Serbinë dhe kundër pakos e ndërmjetësit ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Protestuesit brohoritnin parulla kundër grupit negociator të Kosovës. Protestuesit duke brohoritur, tentuan tu afrohen institucioneve të Kosovës dhe në atë moment ndërhyri policia duke perdorur gasin lotësjellës. Në rrugët e kryeqytetit shiheshin autoambulantat vazhdimisht duke bartur protestues të dëmtuar nga gasi lotësjellës. Qeveria kosovare e ka quajtur te rregullt nderhyrjen e forcave policore ndaj protestuesve. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës më herët janë shprehur se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre për cështje të caktuara, por nuk kanë të drejtë të destabilizojnë Kosovën. Cdo destabilizim i vendit në këtë fazë të zgjidhjes së statusit, sipas negociatorëve kosovar do të ketë efekte kundërproduktive për vendin.
Reklamë