1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protetsta pas arrestimit të kryesisë së partisë baske Batasuna në Spanjë

7 Tetor 2007

Mijëra njerëz në landin e baskëve në Spanjë si dhe në rajonin fqinjë Navarra protestuan kundër arrestimit të kryesisë së partisë së ndaluar separatiste Batasuna. Demonstratat më të mëdha u zhvilluan në Bilbao dhe në San Sebastian. Pjesëmarrësit kërkonin pavarësinë e këtij rajoni verior të Spanjës. Në kryeqytetin e Navarrës, Pamplona pati konfrontime mes separatistëve militantë dhe policisë, që u shkaktuan prej manifestimit të ndaluar të simpatizantëve të Batasunës. Në afërsi të Bilbaos, siç njoftojnë mediet, radikalë të maskuar ndaluan një autobus linje dhe u përpoqën t´i vënë zjarrin. Të enjten gjatë kontrolleve të kryera nga policia u arrestuan 23 antarë drejtues të Batasunës.