1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pse gjermanët e shohin fenë islame me mosbesim

23 Janar 2013

Paragjykimet dhe frika nga të huajt e shumtë janë duke u shtuar në Gjermani. Me rritjen e numrit të myslimanëve, është rritur edhe mobesimi tek Islami. Pse gjermanët i kanë frikë të huajt?

Xhami e re në Këln
Xhami e re në KëlnFotografi: DW/U. Hummel

Arkëtarja në supermarket ka në kokë një shami, kopje të Kuranit shiten në rrugë dhe xhamitë janë bërë pjesë e panoramës së disa qyteteve. Feja islame duket se po avancon në jetën gjermane dhe kjo gjë i shqetëson shumë njerëz. “Për dekada të tëra femrat luftuan për të drejta të barabarta dhe arritën diçka. Tani femrat janë duke u mbuluar. Unë nuk e dua këtë dhe më tremb,” – thotë një femër me arsim të lartë nga Këlni. Në debatin rreth xhamisë së re, Xhamia Qendrore e Këlnit, që do të jetë një nga më të mëdhatë në Europë, përhapja e feja islamet vërehet me frikë dhe mosbesim.

Feja islame “kërcënim real”?

Politikani i partisë Kristian-Demokrate (CDU) Wolfgang Bosbach nuk shikon asanjë rrezik tek feja islame në shoqëri, përveç disa feja islamestëve që janë të gatshëm të kryejnë akte dhune. Rreth 40 mijë islamistë jetojnë në Gjermani. Numër i vogël, por disa prej tyre janë të gatshëm për dhunë.

“Ata që janë në gjendie për të ushtruar dhunë jo për motive fetare, janë një kërcënim real për sigurinë në Gjermani. Tetë sulme terroriste të mbetura në tentativë provojnë një gjë të tillë,” – thotë Bosbach. Agjentët e sigurisë thonë se këta njerëz përfaqësojnë vetëm një grup të vogël njerëzish, më pak se 1% e myslimanëve janë islamistë. Por këta të fundit paraqesin një imazh negativ për fenë islame dhe myslimanët, çka çon në përhapjen e paragjykimeve dhe Islamofobisë.

Ministrja e Integrimit e Baden-Vyrttembergut, Bilkay Öney (SPD) në ditën e xhamisë së hapur në SchöndorfFotografi: picture-alliance/dpa

Shtohet frika ndaj të huajve

Gjatë një periudhe 10 vjeçare Universiteti i Bielefeldit ka kryer një studim në lidhje me aspektet e fanatizmit. Studimi tregoi se frika ndaj islamizimit është mjaft e përhapur në Gjermani. Vetëm 19% e gjermanëve mendojnë se feja islame mund të bashkëjetojë me kulturën gjermane. “Kjo është shifra më e ulët që gjejmë në Europë,” – thotë psikologu social Andreas Zick, i cili drejtoi dhe analizoi studimin. Studimi tregonte gjithashtu se 46% e gjermanëve kanë frikë nga të huajt dhe 30% e tyre kanë një frikë specifike, për shembull nga sulmet terroriste. Pas sulmeve të mbi Kullat Binjake në SHBA disa stereotipe rreth myslimanëve hodhën rrënjë të thella në shoqëri thotë Zick.

“Edhe pse kanë kaluar shumë vite nga sulmi terrorist, ende shumë njerëz e lidhin fenë islame ose myslimanët me terrorizmin, me ligjin e Sharias, me një fe të huaj, që nuk ka vend në Gjermani. Ky është një problem,” – shton ai.

Populizmi ushqen fobitë

Një shembull për këtë janë partitë e ekstremit të djathtë "Pro NRW" dhe "Pro Deutschland", të cilat kanë bërë një fushatë agresive kundër ndërtimit të xhamisë në Këln dhe kudo tjetër. Mesazhi përmes rreshtave është i qartë: feja islame është e rrezikshme dhe nuk ka vend për myslimanët në Gjermani. Këto parti janë duke përdorur këto argumente për të fituar edhe kredo politike.

Është kthyer frika në një çështje tabu?

Është e rëndësishme të kuptohet se pse frika ndaj fesë islame është më e përhapur në një vend me ekonomi të konsoliduar si Gjermania dhe jo vende të tjera europiane. Detlef Pollack, sociolog i fesë nga Universiteti i Mynsterit beson se arsyeja gjendet tek shoqëria gjermane. “Për shumë probleme të bashkëjetesës me grupe të tjera etnike nuk janë diskutuar asnjëherë hapur dhe tani dikush është i habitur që sheh një shkallë të lartë paragjykimi dhe frike,” – thekson Pollack.

Por nëse këto frikëra nuk janë të artikuluara qartë, atëherë është e vështirë të merresh me to. Informacioni dhe edukimi janë dy aspekte po aq të rëndësishme sa edhe kontaktet me njerëz të feve të tjera.

Autor: Ulrike Hummel/ Amarildo Topi

Redaktoi: Auron Dodi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW