1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pse janë tregjet e Krishtlindjes në Gjermani kaq të veçanta?

3 Dhjetor 2024

Dimri sjell jo vetëm errësirën, por edhe dritat, qetësinë dhe dëshirën për të ngadalësuar ritmin e përditshmërisë. Tregjet e Krishtlindjes hapin dyert.

Tregu i Krishtlindjeve në sheshin qendror në Frankfurt duke vezulluar nga dekori me drita shumëngjyrëshe
FrankfurtFotografi: Michael Probst/AP Photo/picture alliance

Dritat magjepsëse

Tregu i Krishtlindjeve pranë Muzeut të Çokollatës në Këln, i vendosur buzë lumit Rin, tërheq vizitorët me një karrocel gjigant panoramik. Dritat festive krijojnë një ndriçim të ngrohtë, ndërsa aroma e degëve të bredhit dhe qirinjve përhapet në ajër. Ky kombinim nostalgjie dhe pritjeje bën që njerëzit të rikthehen çdo vit.

Buzë Rinit në KëlnFotografi: Maximilian Koch/picture alliance

Shëtitje në një mjedis magjik

Në Wernigerode, një piramidë e lartë e Krishtlindjeve mahnit vizitorët e shumtë.

Tregu i Krishtlindjes në WernigerodeFotografi: Matthias Bein/dpa/picture alliance

Stendat prej druri të zbukuruara me kujdes, dritat e buta festive dhe bredhat e Krishtlindjeve të stolisur me ornamente krijojnë një sfond të mrekullueshëm që duket si përrallë.

Imazh nga DuseldorfiFotografi: Ying Tang/NurPhoto/picture alliance

Kujtimet e fëmijërisë

Tregjet e Krishtlindjevetërheqin njerëzit jo vetëm për të blerë, por edhe për atmosferën e tyre unike. Tingulli i zjarreve që kërcasin dhe këngët e Krishtlindjeve krijojnë një ndjesi ngrohtësie dhe rikthejnë kujtime nga fëmijëria, duke evokuar mbrëmje të këndshme dimri, edhe kur temperaturat në rajonin e Rinit janë më pranverore.

Ëmbëlsira tradicionale të Krishtlindjeve Fotografi: picture-alliance/dpa

Shija e Krishtlindjeve

Specialitetet sezonale janë një tjetër arsye për të vizituar tregjet. Nga ushqimet e bollshme si bratwursti dhe kërpudhat me salcë hudhre, deri te ëmbëlsirat si marzipani dhe bajamet e pjekura, ka diçka për çdo shije. Për shumë njerëz, vera e ngrohtë apo punch-i janë momente kulmore dhe të pandashme nga vizita në tregun e Krishtlindjeve.

Pamje nga Dortmundi me pemën tradicionale të KrishtlindjesFotografi: Ina Fassbender/AFP/Getty Images

Artizanati i veçantë

Shumë vizitorë e vlerësojnë mundësinë për të zbuluar punime të bëra me dorë. Nga lodrat prej druri, deri tek qeramikat dhe bizhuteritë, këtu mund të gjeni dhurata unike, larg masës dhe tregut të zakonshëm. Kjo traditë e artizanatit, shpesh me një nuancë rajonale, është një frymëzim më vehte.

Objekte zejtarie prej druri si dekor për Krishtlindje Fotografi: TVE/Eva Schalling

Koha për miq dhe familje

Tregu i Krishtlindjeve në Duseldorf është një vend i përkryer për t'u takuar me miq, familjarë ose kolegë. Është një mundësi e shkëlqyer për të bërë një pushim nga përditshmëria ose, ndoshta, edhe për një takim të parë romantik.

Kopshti Botanik në Berlin në atmosferën e KrishtlindjesFotografi: ABBfoto/picture alliance

Një det dritash në Berlin

Në Berlin, gjithçka është më e madhe. Kopshti Botanik është transformuar në një det dritash festive: Kopshti i Krishtlindjeve. Instalime mahnitëse ndriçimi dhe një atmosferë magjike presin vizitorët atje.