Pse ka sukses deri tani Putini
29 Prill 2014Në numrin e sotëm të gazetës Die Welt botohet një analizë për sistemin e qeverisjes së Putinit. Autori vëren se "pas 15 vjetësh, Putinizmi mund të vështrohet si një epokë e veçantë historike". Putini ka të drejtë ta bëjë këtë, "pasi nuk duket gjëkundi ndonjë kundërshtar serioz" i tij. ""Putinizmi" nuk është as ideologji, as një stil jetese i përcaktuar që nga lindja deri në vdekje, por një autokraci eklektike", shkruhet në gazetë.
"Qytetarit ky sistem i jep të drejta të gjera dhe mundësi zhvillimi. Ai mund të shkojë në kishë sa herë që do, të vajtojë familjen e carit ose edhe të admirojë Stalinin e ta lëvdojë atë."
Por "përpjekje për të rrezikuar interesat politike dhe ekonomike të presidentit dhe të rrethit të tij do të kishin pasojat më mizore: procese gjyqësore farsë,burgim, shpronësim, madje edhe rrezikun për të mos i shpëtuar krahut të gjatë të autokratit edhe jashtë vendit."
Interesant është veçimi i KGB-së nga sistemi sovjetik:
"Për sistemin sovjetik nuk je i detyruar të derdhësh lot, por KGB-ja, ku Putini bëri karrierë, konsiderohet si institucion elitar, patriotik."
Sipas mendësisë së Putinit, për t'i shpëtuar "çdo politike rrethimi nga NATO-ja, "bota e jashtme e afërt"duhet sjellë sërish nën ndikimin rus: Krimeja, Ukraina Lindore, Transnistria, marrëdhënie edhe më të ngushta me Bjellorusinë", lexojmë ndër të tjera në numrin e sotëm të Die Welt.