1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Punëson AfD në Bundestag ekstremistë të djathtë?

18 Mars 2024

Nga një investigim i medias publike gjermane del se partia populiste e djathtë, AfD mban si të punësuar më shumë se 100 persona që janë të lidhur me grupime me qëndrime armiqësore ndaj kushtetutës gjermane.

Sipas investigimeve të Bayerischer Rundfunk, më shumë, se gjysma e 78 deputetëve të AfD  punësojnë njerëz që janë kategorizuar si ekstremistë të djathtë. Bundestagu, deputetët e AfD
Sipas investigimeve të Bayerischer Rundfunk, më shumë, se gjysma e 78 deputetëve të AfD punësojnë njerëz që janë kategorizuar si ekstremistë të djathtë. Fotografi: Sean Gallup/Getty Images

Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayerischen Rundfunks" (BR) në Gjermani nxorrën në dritë, se në Bundestag janë të punësuar persona që janë të angazhuar në organizata ekstremiste të djathta, apo që konsiderohen si ekstremistë të djathtë dhe vëzhgohen nga Mbrojtja Kushtetuese. Kjo i ka shqetësuar shumë deputetët dhe punonjësit e Bundestagut.

Gazetarët raportojnë se në një zyrë të një godine të Bundestagut është varur madje edhe tabela me emrin e Frank Pasemann, që kanë qenë deputet i partisë populiste të djathtë, AfD. Ai u përjashtua në vitin 2020 nga partia dhe grupi parlamentar. Paseman u akuzua për sjellje që dëmtojnë partinë dhe qëndrime antisemitiste. Kështu Paseman nuk lejohej më zgjidhej për një pozicion të rëndësishëm, por me sa duket si punonjës po. Sipas BR, ai punon për deputetin e AfD-së, Jürgen Pohl. Paseman dhe Pohl nuk janë shprehur në lidhje me këto investigime të BR.

Frank Pasemann ishte deputet i AfD, 2019, ai larguar për shkak të sjelljeve që dëmtojnë partinëFotografi: Christian Spicker/Imago

Më shumë se 100 punonjës që kategorizen me qëndrime armiqësore kushtetuese

Sipas hulumtimeve të radios publike gjermane, BR, AfD ka punësuar në parlament më shumë se 100 persona që kategorizohen nga Mbrojtja Kushtetuese si ekstremistë të djathtë. AfD e ka hedhur poshtë këtë raportim, dhe kryetarja e grupit parlamentar, Alice Weidel u shpreh këtë javë se, "kjo është kaq qesharake dhe aspak me gjasa." Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, SPD, megjithatë do të verifikojë, nëse janë të nevojshme rregullore sigurie më të ashpra. Zëvendëspresidentja e Bundestagut, Katrin Göring-Eckardt bëri fjalë për një rrezik për demokracinë parlamentare.

Kush do të punojë në parlamentin gjerman ka nevojë për një dokument hyrjeje. Për këtë autoritetet përkatëse i kalojnë të dhënat e aplikuesit për "një verifikim besueshmërie" tek policia. Nga viti i kaluar kjo procedurë mund të përsëritet njëherë në vit. Nevojitet edhe një dëshmi nga policia. Nëse aty ka të dhëna informohet punëdhënësi i drejtpërdrejtë. Zëvendëspresidentja e Bundestagut, Yvone Magwas, CDU thotë se "qëllimi duhet të jetë që të qëndrojnë jashtë parlamentit punonjës që vëzhgohen nga Mbrojtja Kushtetuese. Bundestagu në rast dyshimi duhet të ketë mundësinë të pyesë të Mbrojtja Kushtetuese."

Nga marshimi me neonazistët tek një zyrë në Bundestag?

Personat, për të cilat bëhet fjalë punojnë ose në Bundestag ose në zyrat e qarqeve zgjedhore të deputetëve të AfD-së në të gjithë Gjermaninë. Sipas BR, mes tyre ka edhe nga ata që përmenden me emër nga Mbrojtja Kushtetuese, ose që kanë pozicione drejtuese në organizatat e vëzhguara. Madje, sipas kësaj medie, BR, në kolegiumin e AfD-së gjen edhe punonjës që kanë marrë pjesë në marshimet e neonazistëve në Kemnic, Dortmund, Drezden, MAgebdurg dhe Cvikau. Disa persona dalin me lidhje me grupimin, Qytetarët e Rajhut (Reichsbürger) të cilët nuk e njohin shtetin gjerman. Konkluzioni i hulumtimeve: Më shumë se gjysma e deputetëve të AfD-së punëson persona që janë aktive në organizata, që kategorizohen si ekstremiste të djathta nga Mbrojtja Kushtetuese. Edhe Alice Weidel dhe Tino Chrupalla kanë persona të tillë në radhët e të punësuarve të tyre

Politikani i CDU: Fjalimet e AfD-së të kujtojnë zëdhënësin e Kremlinit

Një nga tiparet e grupimeve ekstremiste të djathta apo armiqësore kushtetuese është afërsia me propagandën e presidentit rus, Vladimir Putin. Eksperti i CDU-së, për çështjet e jashtme, Jürgen Hardt tha për Deutsche Wellen, se "disa nga formulimet e AfD-së këtu në Bundestag tingëllojnë si ato që dëgjojmë nga Kremlini. Këto fjalime janë shkruar nga njerëz që janë shumë pranë me përfaqësuesit e radikalëve të djathtë dhe persona që shpërndajnë idetë e Putinit këtu në Gjermani."

Forca sigurie para BundestagutFotografi: Markus Schreiber/AP Photo/picture alliance

Për të Gjelbrit dhe kryetaren e grupit të tyre parlamentar, Britta Haßelmann rasti i një ish-deputeti dhe sot me gjasë i një punonjësi, si Pasemann është veçanërisht i rrezikshëm. "Hulumtimi është alarmues në lidhje me atë që AfD nga njëra an liron nga detyra njerëz nga spektri i partisë dhe në të njëjtën kohë me gjasë i punëson si punonjëse apo punonjës në Bundestagun gjerman."

Hulumtimet e BR të kujtojnë zhvillimet e nëntorit 2020. Në kulmin e pandemisë së Coronës politikanët u ngacmuan brenda Bundestagut nga vizitorët, u filmuan dhe fyen. Mes tyre edhe ministri i atëhershëm i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU). Këta persona filmuan, se si ministri Altmeier ngacmohej para një ashensori dhe e vendosën në internet. Nga një raport sigurie i policisë së Bundestagut del, se katër vizitorë agresivë ishin ftuar nga tre deputetë të Bundestagut. Alice Weidel që atëherë ishte kryetare e grupit parlamentar, tha se shpreh keqardhje për incidentin. Kundër tre personave agresivë u vendos ndalimi i hyrjes në Bundestag dhe një gjobë prej 800 eurosh.

 

 

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë