Puna sezonale e studentëve maqedonas
25 Korrik 2011
Gjatë verës, në veçanti studentët, i drejtohen Greqisë dhe bregdeteve të Shqipërisë e Malit të Zi për të punuar. Por kriza ekonomike që ka kapluar Greqinë është reflektuar edhe në mos angazhimin e punëtorëve sezonal në këtë vend. Ndërkohë që edhe ligjet rigoroze për punësimin e të huajve në Mal të Zi kanë ndikuar në zvoglimin e numrit të studentëve që angazhohen për punë sezonale atje.
Zoran Koçovski nga agjencia për ndërmjetësim për punë sezonale “Kouzon”, thotë se Greqia ka qenë konzumenti më i madh i punëtorve sezonal. Por këtë vitë në shërbimet turistike greke është angazhuar një numër simbolik i të rinjëve, sepse punëdhënësit grekë janë të obliguar të angazhojnë punëtorë sezonal lokal. Agjencioni “Kouzon” ka arritur të aranzhojë punësime të përkohshme për studentët në disa anije turistike.
Puna dhe studimet
Sasho Temellkov është student në universitetin e Shkupit. Ai për çdo vit aplikon për punë sezonale në anijet turistike ndërkombëtare. Në këtë mënyrë ai fiton para dhe ka mundësi t'i vizitojë vendet ekzotike të mesdheut.
“Gjatë tre viteve të fundit kam punuar në anije në vende të ndyshme të mesdheut. Paratë që i fitoj i shfrytëzoj për universitet, por edhe veshmbathje dhe jetën e natës. Më pëlqen kjo punë", thotë Sasho Temellkov.
Por, jo gjithë të rinjët kanë fatin të angazhohen në punë sezonale jashtë vendit. Sanie Limani, studente në universitetin e Tetovës, thotë: “Kam gjetur punë që të kujdesem për një fëmijë, ku punoj katër orë në ditë. Me ato para mund t'i mbuloj shpenzimet në fakultet”, thotë Sanija, të cilës i pëlqen puna si baby sitter.
Angazhimet brenda vendit
Merita Hebibi është studente në vitin e dytë në drejtimin për dizajn. Ajo është munduar të gjejë punë në një sallon bukurie. “Punoj në një sallon të bukurisë -parukeri. Fitoj para që të ndihmoj familjen, por edhe për vete, për studime”, thotë ajo.
Angazhimi i të rinjëve në punë sezonale e ndihmon buxhetin familjar, kur dihet fakti se numri i të papunëve në Maqedoni ka kaluar shifrën mbi 350 mijë. Një e treta e tyre janë të moshës 20 deri 35 vjeç.
Autor: Fatos Musliu
Redaktoi: Bahri Cani