1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Punonjësit e shëndetësisë në Prishtinë kërkojnë rritjen me 300% të pagave

Bekim Shehu18 Tetor 2006

Afro tre mijë punonjës shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare, kanë hyrë në grevë duke pezulluar kështu pothuaj të gjitha shërbimet mjekësore

Prishtina
PrishtinaFotografi: DW


Punonjësit e qendrës klinike universitare në Prishtinë ndër më të mëdhat në Kosovë, ka dy ditë që ka hyrë në grevë, duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimin e shërbimeve për pacient dhe rritjen e pagave. Prej dy ditësh çdo shërbim mjekësor është pezulluar përveç rasteve emergjente.

Doktor Sali Krasniqi kryetar i këshillit grevist në Qendrën Klinike Universitare, mbështët kërkesën e afro 3 mijë punonjësve të qendrës klinike universitare, që kërkojnë rritjen e pagave me 300 %, kërkesë kjo që për zyrtarët e ministrisë së shëndetësisë është e parealizueshme. Kërkesat e punonjësve shëndetësorë përkrahen edhe nga qendra menaxhuese e qendrës klinike universitare. Këta të fundit gjithë fajin për gjendjen e krijuar në qendrën klinike e hedhin në adresë të ministrisë së shëndetësisë.

Ndërkohë zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë thonë se kërkesat e punonjësve të shëndetësisë kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës dhe shërbimet për pacient. Ato mund të përmbushën në të ardhmen, por jo rritja e pagave në 300 %. Ata thonë se një ndër kërkesat e punonjësve shëndetësorë për pagësën e kudestarive tashmë është plotësuar, ndërsa, ata kërkojnë nga grevistët që të vazhdojnë punën. Për gjendjen e krijuar në Qendrën Klinike Universitare ka diskutuar edhe qeveria e Kosovës.

Ekzekutivi i vendit ka shkarkuar stafin e menaxhimit aktual në qendren klinike universitare dhe vendosi krijimin e një bordi të përkohshëm menaxhues. Sidoqoftë, grevën e punonjësve të shëndetësisë në Qendrën Klinike Universiare opozita në Kosovë e cilëson si një dështim të qeverisë. Ata thonë se gjendja e mjerueshme në shëndëtësinë kosovare është treguesi më i mirë i keqeverisjes së vendit.

Sidoqoftë, punonjësit shëndetësor, të qendrës Klinike Universitare, shprehen të vendosur për vazhdimin e grevës. Ata thonë se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, greva do të përfshijë të gjitha spitalet e Kosovës.