081011 Scharia Theater
10 Tetor 2011
Shkrimtarja nigeriane Sefi Atta i përket autorëve më të profilizuar në vendin e saj. Për tregime, pjesë për radio dhe romane ajo ka marrë disa çmime, dy për romanet e saj të përkthyera tashmë në gjermanisht. Prej 17 vjetësh ajo jeton dhe punon në SHBA. Në pjesën e saj teatrale "Hagel auf Zamfara" (Breshëri nga Zamfara) ajo dha premierën në një qytet mahnitës, në Krefeld, në Rheinland.
Akuzë kundër ekstremizmit fetar
Në errësirë publiku shikon kokën e varur të një gruaje të re. Dritat ndizen dhe duket një grua me sfondin e bardhë, koka e saj është e varur, sikur po këputet. Ose sikur do të varet. Por nga fyti i saj dalin pasthirrma të gjata, shumë të gjata, jashtëzakonisht të gjata. Prologu i një teatri të ankthshëm në një mbrëmje. Një grua pret në burg ekzekutimin e saj: Ajo është dënuar me vdekj,e duke u gjuajtur me gurë. Akuza: Tradhti bashkëshortore.
Një zë gruaje: "Në ditën kur të vdes, unë do të ngrihem. Dhe pastaj ekzekutuesit e mi duhet të pranojnë më në fund: Ne nuk kishim të drejtë".
Pas hekurave të saj në një podium të zhveshur, gruaja pa emër tregon historinë e saj: Se si burri i saj e ka rrahur, saqë gati u shurdhua, se si mori një grua të dytë, një vajzë në moshën e vajzës së saj të madhe. Se si u bënë armike. Se si më pas ai e përdhunoi atë dhe më në fund e akuzoi për gjoja tradhëti bashkëshortore.
Një zë gruaje nga skena.
Unë nuk jam fajtore. Unë kam pëlqyer gjithmonë burra, që i kam imagjinuar. Burrat imagjinarë jo të atillë, për të disa gra, jo burra pa kuptim në romane dashurie."
Spirale e dhimbjes dhe e dhunës
Pjesa teatrale bazohet në dy raste reale nga Nigeria, të cilat para disa vjetësh shkaktuan protesta ndërkombëtare. Si pasojë e këtyre protestave, dënimi me vdekje nuk u bë. Por Sheriati, një juridiksion ligjor ,që mbështetet në islam dhe bën akuza të tilla, po fiton terren, thotë regjisori Nicholas Monu, i cili edhe vetë ka prejardhje nga Nigeria. Do të ishte e vështirë që pjesa teatrale e Sefi Attas të shfaqej aty, mendon ai: "Ndoshta kjo pjesë mund të vihet në skenë në Lagos, por nuk do të jetë kaq e thjeshtë. Sigurisht që në veri nuk bëhet fjalë. Kjo nuk do të arrihej. Ne kemi gjithnjë probleme mes islamit dhe krishtërimit në vendin tonë, duke përfshirë Lagosin. Problemi tek ne do të jetë gjithmonë i nxehtë, kështu që unë nuk do ta bëja".
Nicholas Monu ka shumë vite që punon në teatrot e mëdha europiane: në Londër, Berlin, Vjenë. Tani ai është përsëri në Lagos, por kontaktet e tij personale me drejtorin e teatrit të Krefeldit e kanë berë që tani të vërë aty në skenë pjesën teatrale të shkrimtares Sefi Atta. Për premierën e pjesës teatrale, autorja ka ardhur nga SHBA-ja dhe shpjegon, se si ajo u rrit në një familje kristiano-myslimane. Feja ishte për këtë arsye vazhdimisht një temë për atë. Edhe në këtë pjesë teatrale: "Kjo nuk është një padi kundër islamit. Përkundrazi një padi kundër fundamentalizmit dhe kundër ekstremizmit religjioz (fetar). Unë jetoj në jug të SHBA-së. Unë kam parë aty se çfarë ka shkaktuar konservatorizmi i krishterë, çfarë efekti ka ai në politikë dhe në jetën personale të njerëzve. Për mua pikërisht kjo është shqetësuese."
Por ngjarja në pjesën e saj teatrale zhvillohet në qytetin federal të Nigerisë, Zamfara, ku para 12 vjetësh u vendos Sheriati i parë si bazë juridiksioni ligjor. Por ai nuk është fatal vetëm për figurën kryesore. Përkundrazi përzierja nga marrëzitë fetare, sundimi autokrat, varfëria, mangësia në arsim dhe dhuna e meshkujve. Por autorja Sefi Atta hedh një vështrim në përsonazhet e tjerë të pjesës teatrale. Burri i saj, që përdhunon gruan e tij, është vetë një viktimë: Ai do të rrihet sepse ka pirë alkol. Në këtë shoqëri të gjithë vuajnë. Pa dyshim që kjo është një pjesë teatrale politike. Por Sefi Atta është më shumë shkrimtare dhe për këtë arsye dëshiron ta reduktojë këtë: "Unë nuk do doja që puna ime të trajtohej si një mjet politik. As kur jap deklarata, apo kur jam si aktiviste. Për mua historia është në qendër. Eshtë bukur, kur historitë e mia shkaktojnë ndryshime të vazhdueshme në drejtimin e duhur. Por kjo do të ishte shumë optimiste për të menduar se kjo do të ishte detyrë e artit.
Vuajtje të brendshme
Sefi Atta trajton në skenë jo vetëm një dënim skandaloz me vdekje. Por jetën e përditshme në një shoqëri, që ka luftuar me represionin dhe varfërinë. Kështu të dyja gratë bëhen rivale të përbetuara. Më pak për njeriun, që ajo nuk e respekton gjithsesi. Por për të ardhmen e fëmijëve të tyre: Kur gruaja e dytë lindi një djalë, për vajzën më të madhe të gruas së parë e ardhmja ka mbaruar. Sepse ky është djalë është e vetëkuptueshme që më vonë duhet të shkojë në shkollë. Një sfidë për aktorët, të cilët jetojnë në botën e tyre europiane, thotë regjisori Nicholas Monu: "Unë i kam thënë atyre vazhdimisht se dallimi mes një nigeriani në një situatë të tillë dhe ndoshta pjesës më të madhe të europianëve është që shpirti negerian vazhdimisht lufton kundër vuajtjeve. Kjo e gjitha ndodh tek njerëzit e varfër. Askush nuk do të dëshironte të ishte viktimë, sepse ka kaq shumë vuajtje në jetë. Unë nuk mendoj që vuajtjet vijnë nga jashtë. Përkundrazi ato vijnë nga brenda. Dhe kjo është ajo që ne përpiqemi të sjellim në këtë pjesë teatrale":
Sefi Atta i jep vuajtjes një zë. Dhe kështu ai zhvendoset shumë afër me publikun, në një sallë të vjetër fabrike në Krefeld, rreth katër mijë e gjysëm kilometra larg nga Zamfara.
Autor: Aya Bach/Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi: Angjelina Verbica