1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

041011 USA Demos Wall Street

4 Tetor 2011

Që para dy javësh organizata "Occupy Wall Strett" pati përdorur si e vetme një shesh në afërsi të Wall Street-it. Ndërkohë vala e demonstratave po përhapet edhe në qytete të tjera të mëdha.

Protesta Occupy Wall Street
Protesta Occupy Wall StreetFotografi: dapd

"Ne po na shesin! Kapitalizmi baraz kriminalitet i organizuar! Ku mbeti parashuta ime e artë e menaxherit? thërritën të hënën (04.10.) demonstruesit në lagjen e bankave në Boston. Lëvizja "Pushtoni Wall Street-in" po përhapet nga Nju-Jorku në qytete të tjera amerikane dhe ndikimi i saj sa vjen e bëhet më përcaktues në lajmet në Amerikë.

Organizata e protestës "Occupy Wall Street" vazhdon aksionet e saj

Protestat përhapen edhe në Çikago, Boston dhe Los AnxhelosFotografi: Annika Krempel

"Ju gazetarët amerikanë raportuat me shumë simpati për kryengritjet në vendet arabe", thotë Van Jones i institutit projektues "Center for Amerikan Progress" në një intervistë me stacionin televiziv amerikan HBO. Pikërisht prej kësaj pranvere arabe u frymëzua lëvizja anti Wall Street, thotë ai. "Pranvera arabe mund të ndiqet nga një vjeshtë amerikane."

T'i drejtosh të gjitha shpresat te presidenti, kjo shpreh pas arsye politike, thonë nismëtarët e lëvizjes "Pushtoni Wall Street-in". Në fund të fundit motoja e Obamës nuk ishte kurrë: "Po, unë mund t'ia dal", po "Po, ne mund t'ia dalim", thotë Van Jones.

Protesta drejtohet  kundër bankave dhe padrejtësive sociale.

Protesta të Occupy Wall Street në Nju JorkFotografi: dapd

"Ne përfaqësojmë 99 për qind të amerikanëve, që bëjnë pjesë te humbësit e dekadave të fundit", reklamojnë luftëtarët pararojë të lëvizjes kundër Wall Street-it në debate televizive dhe në intervista për gazetat. Ata përfitojnë prej zemërimit të popullsisë me Kongresin, i cili vetëm sa rrotullohet në vend. Dhe prej zhgënjimit nga një president, i cili ka shpëtuar bankat dhe koncernet e sigurimeve, por që me gjithë paketat koniunkturore miliardëshe nuk arriti të shmangte që varfëria, papunësia dhe rënia e vlerës së shtëpive amerikane të arrijë rekorde të reja.

Edhe vetë shërbimi i fshehtë me jashtë i SHBA-së, CIA, duhet të pranojë në të ashtuquajturin libër faktesh mbi botën, se ndërkohë SHBA-ja bën pjesë ndër vendet kryesuese në botë, përsa i takon padrejtësisë sociale dhe luan në një kategori me vende korrupsioni dhe shfrytëzimi si Uganda, Kameruni dhe Bregu i Fildishtë. Edhe vetë në kryeqytetin Uashington një ndër tre fëmijë nuk ka më ndërkohë mjaftueshëm për të ngrënë.

Zemërimi i të zinjve, i latinove dhe i shtresës së mesme të të bardhëve të Amerikës po rritet. Vjeshta amerikane mund të bëhet një vjeshtë e nxehtë.

Autor: Ralf Sina/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW