Putin: Firmat ruse do të ngrenë kapacitetet e centralit të parë bërthamor iranian
17 Tetor 2007Reklamë
Përkundër zënkave për programin bërthamor iranian presidenti rus, Vladimir Putin ka siguruar Teheranin zyrtar se firmat ruse do të jenë ato që do të ngrejnë kapacitetet e centralit të parë bërthamor në vend. Me këtë rast të dyja palët do t'i përmbahen marrëveshjes për ndalimin e armëve bërthamore, sqaruan Putin dhe homologu i tij iranian, Mahmud Ahmadinexhad pas një takimi në Teheran. Sipas një njoftimi të agjensisë së lajmeve Interfaks, Putini nuk ka përmendur ndonjë afat për përfundimin e punëve në reaktorin në Bushher të Gjirit Persik.