Putin kërkon alternativë për Organizatën Botërore të Tregtisë
10 Qershor 2007Reklamë
Shën Peterburg: Presidenti rus Vladimir Putin kërkoi një alternativë për Organizatën Botërore të Tregtisë. Në Forumin e ekonomisë botërore në Shën Peterburg Putin tha se OBT është arkaike, jodemokratike dhe jofleksibile. Ajo para së gjithash mbron interesat e vendeve të pasura. Presidenti rus propozoi si alternativë themelimin e institucioneve rajoanle euroaziatike për tregtinë e lirë. Rusia ka vite që përpiqet për antarësim në OBT.