1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putin kërkon që në sistemin antiraketor të SHBA-ve të përfshihet edhe NATO

3 Korrik 2007

Uashington: Në zënkat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sistemin mbrojtës antiraketor presidenti rus Vladimir Putin, propozoi që plane të përfshihet edhe Aleanca veriatlantike, NATO. Në këtë mënyrë mburoja raketore e planifikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosej mbi baza të gjera çka do të ndikonte në çtensionimin e gjendjes, tha Putin në përfundim të takimit të djeshëm me presidentin amerikan Xhorxh Bush, në Kenebankport. Bush e përshendeti propozimin duke e quajtur atë konstruktiv por paralajmëroi se nuk do të heqë dorë nga ngritja e këtij sistemi në Poloni dhe Çeki. Një temë tjetër në bisedime ka qenë edhe Irani. Në konferencën për shtyp nuk janë prekur çështja e Kosovës dhe lufta në Irak. Edhe para takimit është theksuar që nuk bëhet fjalë për samit ku pritet të mirren vendime, por për një takim privat.