1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëFederata Ruse

Putini kërcënon me pushtimin e jugut të Ukrainës

5 Dhjetor 2025

Kërcënimi i ri i Putinit erdhi para nisjes së vizitës dyditore në Indi. Ai tha, se trupat ruse mund të pushtojnë të gjithë jugun e Ukrainës, nëse Ukraina nuk ndal së luftuari atje.

Presidenti Putin me laps në dorë
Kërcënimi i ri i Putinit lidhet me pushtimin e jugut ukrainasFotografi: picture alliance / ZUMAPRESS.com

Ndërsa Ukraina dhe aleatët e saj shpresojnë në vazhdimin e negociatave për t'i dhënë fund luftës së filluar nga Rusia, kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, ka kërcënuar të pushtojë të gjithë jugun e Ukrainës, duke përdorur një nocion që daton që nga shekulli i 18-të. "Ose ne do t'i çlirojmë këto territore ushtarakisht, ose trupat ukrainase i lënë këto territore dhe ndalojnë së luftuari atje", tha shefi i Kremlinit për televizionin India Today para vizitës shtetërore dy-ditore në Indi. Putin tha, se Donbasi dhe "Novorosiya" do të binin patjetër në duart e Rusisë.

Në zhargonin e Kremlinit, "Novorosiya" zakonisht i referohet jugut të Ukrainës, një rajon që u emërua kështu gjatë zgjerimit të Perandorisë së Carit rus në shekullin e 18-të. Aty përfshihen rajonet e sotme ukrainase të Zaporizhjas dhe Khersonit, të cilat Rusia i ka pushtuar pjesërisht dhe i ka aneksuar në mënyrë të paligjshme në luftën e saj agresore. Por aty përfshihen edhe rajonet ukrainase të Mykolaivit dhe Odesës, të cilat Rusia as nuk i ka pushtuar dhe as nuk i ka aneksuar. Edhe të martën, Putin kërcënoi se Rusia mund të pushtonte të gjithë bregdetin jugor të Ukrainës. Ky kërcënim u nxit nga sulmet ukrainase ndaj anijeve cisternë ruse në Detin e Zi.

Kreu i Kremlinit, Putin, ka kërcënuar të pushtojë të gjithë jugun e Ukrainës, duke përdorur një nocion që daton që nga shekulli i 18-të. Fotografi: Ukrainian Emergency Service/AP Photo/dpa/picture alliance

 

AG